22:59 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Deputetja e LSI Kejdi Mehmeti, për model politik konsideron Arta Daden dhe Namik Doklen

16:16 | 26/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetja e LSI Kejdi Mehmeti, për model politik konsideron Arta Daden dhe Namik Doklen

Kejdi Mehmeti, Deputetja më re e LSI dhe Parlamentit duke folur për politikën dhe modelet që ofrojnë politikanët tanë, është shprehur se modele të mira ka në të gjitha krahët ,megjithatë ajo ka theksuar dy emra të veçantë, Arta Daden dhe Namik Doklen. Sipas saj këta dy figura, por jo vetëm, janë politikanë karriere që na kanë mësuar se si bëhet politikë me ide dhe argumenta.

Modeli tjetër sipas Mehmetit është modeli i politikanëve që kanë 27 vjet që thonë të njëjtat gjëra dhe që e kanë sjellë vendin këtu ku jemi sot.

“Mendoj se klasa aktuale politike shqiptare ofron disa modele, të cilat unë do të doja ti ndaja nga njëri-tjetri për të bërë edhe një gjykim të drejtë. Modeli i parë është ai i politikanëve të karrierës të cilët kanë dhënë shumë për të zhvilluar demokracinë e vendit dhe na mësuar se si duhet bërë politikë me argumente e ide. Këto i kemi të shumtë brenda LSI dhe jo vetëm, edhe brenda PS e PD gjen modele që mund ti marrësh shembull si Arta Dade, Namik Dokle etj.  Modeli i dytë është ai i burrave që kanë rreth 27 vite që thonë të njëjtat gjëra, karakterizohen nga arroganca e pushtetit dhe kokëfortësia. Këta janë pikërisht ata të cilët e kanë sjellë politikën shqiptare, e për pasojë edhe të gjithë vendin në këtë situatë ku jemi sot”, ka deklaruar ajo, për gazetën “Shekulli”.

Kejdi Mehmeti ka folur edhe për të rinjtë dhe pretendimet e LSI-së në këto zgjedhjeAjo është shprehur se të rinjtë i këshillon të mos heqin dorë nga dija dhe ësndërrat.

Sa i takon këshillave, mendoj se më duhen edhe disa vite më shumë jete dhe eksperience për t’i dhënë, por ajo që iu them shpesh bashkëmoshatarëve të mi është që në asnjë moment të mos humbim vëmendjen nga dija dhe asnjëherë të mos heqim dorë nga ëndrrat.

Ashtu si Meta dhe Vasili ajo e sheh LSI-në si forcë e parë politike në këto zgjedhje. Për Petrit Vasilin thotë që është i duhuri, Shqipërisë sipas saj nuk i duhen njerëz arrogant por serioz si Vasili.

“LSI do të jetë forcë e parë, pasi është e vetmja parti e cila realisht u ka dhënë të rinjve një shans, u ka dhënë grave një shans dhe është e përkushtuar ndaj familjes. LSI nuk është një parti që kujtohet për qytetarët vetëm muajin e zgjedhjeve dhe as nuk i përdor ata për të bërë shoë dhe këtë qytetarët e vlerësojnë më shumë se çdo gjë. Ne do të jemi forcë e parë, pasi vendi nuk ka më nevojë për arrogancë dhe njerëz që duan pushtetin, por për drejtues serioz dhe të përkushtuar si Petrit Vasili. Shqipëria ka nevojë tani për energjinë e të rinjve dhe pjekurinë e profesionistëve dhe kjo është oferta jonë”, është shprehur Mehmeti. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Kejdi mehmeti
Pas

Ndërron jetë deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli

Para

Rikthehen mbrapsht 26 tonët e mishit të pulës me salmonelë nga Brazili

Para
Rikthehen mbrapsht 26 tonët e mishit të pulës me salmonelë nga Brazili

Rikthehen mbrapsht 26 tonët e mishit të pulës me salmonelë nga Brazili

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.