Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ishte e ftuar në studion e lajmeve të “Syri.net”, ku ndër të tjera ka folur edhe për mundësinë e djegies së mandateve nga deputetët e LSI-së apo opozita.
Duke iu përgjigjur pyetjes, Mehmetaj tha se këto mandate ishin më të vështirat të marra ndonjëherë në një situatë kur presioni vinte nga administrata ppublike, bandat, kriminelët dhe nga paratë e drogës. Deputetja e LSI-së tha se nëse një gjë e tillë kërkohet nga populli, atëherë LSI do ta bënte.
“Unë mendoj që mandatet që ne kemi marrë në këto zgjedhje, janë mandatet më të vështira që kemi marrë ndonjëherë, në një situatë kur presioni vinte nga administrata ppublike, bandat, kriminelët, nga paratë e drogës. Këto nuk janë mandatet tona janë të qytetarëve, nëse qytetarët kërkojnë djegien e mandateve ne do ta bëjmë. Ajo që unë po them është që ne kemi nevojë që qytetarët të na nxisin në këtë aksion. Ne tani do të fillojmë në të gjithë Shqipërinë konsultimin me qytetarët do të jemi me ta”, tha Mehmetaj.
Kujtojmë se propozimi i djegies së mandateve është bërë së pari nga lideri historik i PArtisë Demokratike Sali Berisha, dhe më pas nga një grup deputetësh në PD.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post