Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, të enjten, deklaroi se deputeti socialist Sadri Abazi është një nga personat që ka ndërtim pa leje, por prishjet selektive nuk e kërcënojnë atë.
Çupi tha në ‘Opinion’, se dy ndërtimet pa leje të deputetit Abazi në emër të firmës së tij, nuk rrezikojnë shembjen nga qeveria socialiste.
“Nuk e ka emrin as Kolë, as Hasan siç tha kryeministri por e ka Sadri. Ky është një ndërtim pa leje”, tha Dhurata Çupi.
(B.H/Faxweb)