11:28 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Deputetja e PD zbulon shifrën: Granti i radhës që BE i jep Shqipërisë nuk është dhuratë

22:50 | 27/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetja e PD zbulon shifrën: Granti i radhës që BE i jep Shqipërisë nuk është dhuratë

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu zbulon shifrën e majme që Bashkimi Evropian pritet t’i akordojë Shqipërisë për përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

E ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, Bregu shton se deri në vitin 2020, Bashkimi Evropian do të japë edhe 700 milionë euro grante.

Bregu: Zakonisht duam të përfitojmë dhe kur na vendosin kushtet, duke sikur na e kanë me hile dhe lodhemi. Ne harrojmë se Bashkimi Evropian i ka dhënë Shqipërisë vetëm për 7 vite 890 milionë euro grande. Grandi nuk është kredi, nuk është borxh. Deri në 2020, janë edhe 700 milionë euro të tjera, që do të thotë janë 1.5 miliardë euro, që janë investime në rrugë, infrastrukturë, janë ujësjellës, investime për jetën e qytetarëve. Fonde që kanë ndryshuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

Tare: Ose vjen vetëm me Vettingun?

Bregu: Ose sigurisht që vjen vetëm me Vettingun!

Ervin Bushati: Që është dhurata më e madhe që u është dhënë shqiptarëve.

Bregu: Jo nuk ka asgjë dhuratë. Vetëm në këtë proces nuk ka dhuratë. Në këtë proces ka bashkëdakordësi dhe ka një kontratë që duhet respektuar. Ne duam të jemi anëtar të BE-së, Evropa vendos kushte për ata që duan të jenë vende anëtare. Kjo është politika e zgjerimit dhe ne kemi detyrimin tonë madhor. Ne jemi shërbëtor të këtij procesi dhe arkitektët janë qytetarët.

Ervin Bushati: Ne që e marrim e quajmë dhuratë, ata që e japin e quajnë investim. Sapo e tha deputeti gjerman. E tha edhe Departamenti i Shtetit. Unë e quaj dhuratë dhe pa influencën e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian, nuk ishte bërë në Shqipëri pasi nuk është bërë gjatë gjithë këtyre viteve.

Bregu: Pa një kushtëzim nuk ishte bërë reforma. Reforma në drejtësi është kushti për anëtarësim në BE.

Asistenca financiare e huaj dhënë Shqipërisë përbën një burim të konsiderueshëm të hyrash për ekonominë shqiptare. Kjo ndihmë përbëhet nga kredi të buta të kontraktuara nga qeveria shqiptare dhe të shpenzuara kryesisht në vepra infrastrukture; në kontrata shërbimesh kryesisht në këshillime; dhe në grante të akorduara direkt nga donatorët, kryesisht për organizata jofitimprurëse vendore.

(M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: Majlinda Bregu
Pas

“Olsi Rama dhe Gaz Demi bëhen bashkë, në tokat publike duan të ndërtojnë komplekse pallatesh”

Para

Kandidatët për Vettingun afat deri në mesnatë, nga nesër nis  rishqyrtimi i dosjeve

Para
Kandidatët për Vettingun afat deri në mesnatë, nga nesër nis  rishqyrtimi i dosjeve

Kandidatët për Vettingun afat deri në mesnatë, nga nesër nis  rishqyrtimi i dosjeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të shtena me armë në Institut, plagoset një person

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e popullsisë palestineze

Zjarr i madh në Pilur të Himarës, digjen 650 hektarë, forcat e emergjencës vijojnë punën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe shkatërrohen mijëra bimë narkotike

Trupi pa shenja jete në lumin Shkumbin, identifikohet viktima

Teherani hedh poshtë pretendimet izraelite për sulme me raketa

Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 22-vjeçari

Izraeli paralajmëron hakmarrje të ashpër ndaj Iranit pas shkeljes së armëpushimit

Evropa kërkon të luajë rol në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

Çmimi i naftës bie pas lajmit për armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.