07:05 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Deputetja e PS-së komenton deklaratën e Metës: Nuk është lexuar siç u dha, nuk plotësojmë tekat e pakicës në çadër!

19:39 | 04/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetja e PS-së komenton deklaratën e Metës: Nuk është lexuar siç u dha, nuk plotësojmë tekat e pakicës në çadër!

E ftuar në rubrikën “Opinion” deputetja e Partisë Blerina Gjylameti, pas deklaratave të forta të kreut të LSI-së Ilir Meta një ditë më parë, shprehet se PS nuk do të zhgënjejë shumicën për tekat e pakicës në çadër.

Sipas deputetes, qëndrimi i PS-së në lidhje me kërkesën për qeveri teknike nuk do të ndryshojë, ndërsa sipas saj deklarata e djeshme e kreut të LSI-së nuk është kuptuar ashtu siç duhet.
“Po, është i pandryshueshëm. Ne duhet të respektojmë Kushtetutën e vendit. Nëse duhen zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të kishin propozime por nuk kanë bërë asnjë. Nuk kemi pasur një kopje të draftit të propozimeve. Draftet tona i disponojnë të dyja partitë. Të gjitha propozimet që kemi bërë janë pranuar, ndërsa PD nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka bllokuar bulevardin.
Deklarata e Metës duhet lexuar siç u dha në të vërtetë. Nuk tha që do dal nga koalicioni. Jam e bindur që do jemi në koalicion me LSI-në dhe partitë e tjera. Sot kemi detyrë ndaj shqiptarëve të vahzdojmë punën tonë. Ne nuk do zhgënjejmë vullnetin e shumicës për tekat e pakicës në çadër. Kemi parë në 2011 se si u vodhën votat në tryezën e KQZ-së, se si ndryshoi rezultati, kemi 4 të vrarë në 2011, dhe PS përsëri hyri në zgjedhje. Edhe në 2013 ka pasur dhunë ndaj votuesve të lirë. Ne kemi besimin e shqiptarëve dhe nuk kemi zhgënjyer në asnjë moment. Nuk ka në historikun e PS, asnjë të vrarë, dhe nuk do ketë dëmtim të procesit zgjedhor. Të gjithë shqiptarët do ndihen të lirë në ditën e zgjedhjeve. Ne jemi në rrugën e reformave. Nuk kemi krizë politike. Kemi ndërmarrë reforma në këto 4 vite aq sa s’janë marrë në 25 vite. LSI ka qenë bashkë me ne në të gjitha këto reforma, dhe mendoj se sërish do jemi bashkë. Kemi rritje ekonomike që tejkaloi dhe pritshmëritë e FMN-së. Kemi gjetur përballë një opozitë që akuzon pa argumenta konkrete. Kemi më shumë pika të përbashkëta për të vazhduar me LSI-në se sa të ndahemi.”, tha Gjylameti.

Një ditë më parë, kreut i LSI-së Ilir Meta, deklaroi se nuk do ta vazhdonte koalicionin me PS-në nëse nuk do të ofrohej një qeveri besimi për opozitën. Madje ai ofroi mandatet e LSI-së në qeveri për Partinë Demokratike, në mënyrë që opozita të kishte rol në procesin zgjedhor. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Blerina Gjylameti
Pas

Xhafaj pret në takimin ministrin britanik të sigurisë, tre oficerë të Policisë Britanike së shpejti vijnë në Shqipëri

Para

Industria e turizmit të kroçerave, grekët: Ka interes edhe për Shqipërinë

Para
Industria e turizmit të kroçerave, grekët: Ka interes edhe për Shqipërinë

Industria e turizmit të kroçerave, grekët: Ka interes edhe për Shqipërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius: Dy sisteme Patriot po përgatiten për Ukrainën

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.