Një ditë para se të fillojë Botërori në Rusi, deputetja ruse ka lëshuar një porosi të fortë për femrat e vendit të saj. Përmes një intervistë në një radio, deputetja kërkon të nxisë bashkëkombëset e saj të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me të huajt gjatë Botërorit.
Duket se deputetja, Tanmara Pletnyova mbetet shumë konservatore sa i takon racës ruse, ndërkohë ka shtuar se nëse kanë nevojë për marrëdhënie, më mirë të gjejnë një nga raca e njëjtë. Në fund ajo deklaroi se fjalët e saj nuk janë të nxitura nga nacionalizmi.
“Nëse kanë vërtetë nevojë, më mirë të gjejnë një partner nga raca e njëjtë. Ndonjë fëmijë i lindur si pasojë e këtyre marrëdhënieve seksuale sjell pasoja të rënda psikologjike, pasi ata nuk vijnë në jetë si pjesë e një dashurie”-tha ajo.
(B.H/Faxweb)