Deputetja më e votuar e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila mori rreth 65 mijë vota në këto zgjedhje, shprehet për një koalicion me Vetëvendosjen.
Në një intervistë për KTV-në, ajo thotë se votuesi e shpërbleu me votë, duke qenë konsistente në qëndrimet e saj kundër koalicionit me PDK-në.
Pavarësisht dallimeve në programe, deputetja Osmani thotë se LDK-ja duhet të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, për ta lënë PDK-në në opozitë. Duke qenë se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 39 deputetë, Osmani beson se ky koalicion nuk mund ta krijojë qeverinë dhe se lufta ka qenë kundër PDK-së.
Nëse dështon koalicioni PAN për formimin e qeverisë, deputetja Osmani thotë se presidenti Hashim Thaçi duhet t’ia japë mandatarin për formimin e qeverisë koalicionit që i ka numrat.
Ajo thotë se shumë shpejtë do të shikohet se kush i ka numrat. (B.H/Shuplaka)