08:28 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Deputetja mesazh ndërkombëtarëve: Mbështeteni kauzën tonë që të mos keni çadra azilantësh në vendet tuaja

14:02 | 20/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetja mesazh ndërkombëtarëve: Mbështeteni kauzën tonë që të mos keni çadra azilantësh në vendet tuaja

Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj është shprehur se ka takuar disa persona në qytete të ndryshme të vendit ku i kanë treguar problmet e tyre ekonomike dhe vështirësitë që po kalojnë duke u detyruar kështu të kërkojnë azil për një jetë më të mirë jashtë vendit.  Deputetja iu bën thirrje ndërkombëtarve që të mbështesin kauzën e opozitës që këtë mënyrë të mos kenë çadra në vednet e tyre. 

“Zotërinj, 
Në mënyrë që të mbyllen sa më parë cadrat e dhimbshme të pritjes së aziliantëve në vendet tuaja,
– kuptojeni më mirë Cadrën e shqiptarëve të ngritur në këtë Shesh të Lirisë,
-mbështeteni kauzën jo vetëm të PD por të gjithë shqiptarëve për një Shqipëri të lirë, për një vend ku të rinjtë të mos marrin rrugët e botës, por të kenë punë e mundësi shkollimi, ku mos ti vritet shpresa dhe të kenë një perspektiv europiane.”, shkruan Hajdarmataj. 

REAGIMI I PLOTË:

“Të dashur zonja dhe zotërinj, nëna dhe baballarë, të rinj dhe të reja, protestues qëndrestarë dhe heronj të kësaj kauze të shenjtë, të kësaj lëvizje kombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kemi 62 ditë që protestojmë në këtë Shesh të Lirisë, që bashkëbisedojmë në këtë Kuvend të fjalës së lirë.
Nëse do kishte mbajtur ditar, secili prej nesh do kishte sot për botim nga një libër me 620 fletë, me histori dhimbje, padrejtësish, mjerimi por edhe kurajoje.

Pra disa kohësh takova një bashkëpatriot, një bashkëfshatar një bytycas të lodhur nga hallet e jetës i cili u nis për Francë me 6 fëmijë. Po iki më tha, aq sa të më mbajnë të paktën do të na ushqejnë dhe do të na trajtojnë si njerëz.
Dy ditë më parë, këtu në Cadër takova një grua, nga Kukësi që jeton në Paskuqan dhe më tregoi historinë e saj prekëse. Dy fëmijët e saj, njëri i mitur dhe tjetri 20 vjec kanë emigruar në kamp në Gjermani. Shkaku, varfëria e madhe dhe pamundësia për të përballuar jetën këtu. Ikën në një rrugëtim plot sfida, mundime dhe rreziqe për të kërkuar shpresën.

Boll më!!!
Nëse FMN thotë që Shqipërisë zë vendin e fundit në Rajon për raportin e të ardhurave për frymë popullsie, atëherë duhet të ikë qeveria jo populli.
Nëse të gjitha institucionet ndërkombëtare thonë që Shqiperia është vendi i parë për kultivimin e drogës, duhet të ikë Edi Rama bashkë me trafikantët që ka rreth vetes jo populli.

Sot nga ky Shesh, si përfaqësuese e qarkut më të varfër dhe me numrin më të lartë të azilantëve në rang Republike, ku nënat dhe baballarët janë ndarë për së gjalli me bijtë e tyre, unë i bëj sot një apel diplomatëve europian:
Zotërinj, 
Në mënyrë që të mbyllen sa më parë cadrat e dhimbshme të pritjes së aziliantëve në vendet tuaja,
– kuptojeni më mirë Cadrën e shqiptarëve të ngritur në këtë Shesh të Lirisë,
-mbështeteni kauzën jo vetëm të PD por të gjithë shqiptarëve për një Shqipëri të lirë, për një vend ku të rinjtë të mos marrin rrugët e botës, por të kenë punë e mundësi shkollimi, ku mos ti vritet shpresa dhe të kenë një perspektiv europiane.

Zoti ju bekoftë ju të gjithëve!
Le të vazhdojmë kështu, me besa besë deri në plotësim të kësaj kauze, të cilën ua kemi borxh fëmijëve tanë, për një Republikë të Re, pa drogë, pa krim, pa shit blerje dhe shantazhim të votës dhe për një të ardhme të sigurtë në vendin tonë të shenjtë”, shkruan deputetja Mimoza Hajdarmataj. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: KAUZAmimoza hajdarmatajnderkombetaretopozita
Pas

Braktisi Zvicrën për Fierin, Duka e vendos të riun kandidat të PAA-së për këtë qark

Para

“Jam njeri, mund të vdes në çdo moment ”, Erdogan mohon akuzat se referendumi e bën diktator

Para
“Jam njeri, mund të vdes në çdo moment ”, Erdogan mohon akuzat se referendumi e bën diktator

“Jam njeri, mund të vdes në çdo moment ”, Erdogan mohon akuzat se referendumi e bën diktator

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.