Deputetja e LSI-së, Nora malaj e pranishme gjatë protestës së banorëve të Astirit përpara Gjykatës së Tiranës, është shprehur se ata po kërkojnë të drejtat e tyre në mënyrë paqësore. Malaj ndër të tjera tha se në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Dhunës, ata e kanë vërtetuar më së miri qëndrimin e tyre paqësor.
“Prandaj sot njerëzit janë këtu. Shikoni ndonjë njeri të irrituar? Dëgjoni ndonjë shashkë ju sot? Shikoni ndonjë njeri që flet qoftë edhe një fjalë fyese? Ky është populli. Populli që i do bijtë e vet, populli që i do policët dhe një duartrokitje për policët ju lutem, sepse dhe ata janë bij të nënave dhe janë në krye të detyrës.
Por sot që është Dita Ndërkombëtare e Luftës kundër Dhunës të themi stop kundër dhunës së popullit tonë, të grave dhe vajzave tona, cilado qofshin, me uniformë, pa uniformë, por që e duan jetën, që luftojnë për jetën, që luftojnë për familjen dhe që e duan familjen. Sot janë në mbështetje të fëmijëve dhe të bëhet gjykim i drejtë sepse për shtetin çdo qytetar është vlerë e shtuar e këtij vendi”, është shprehur ajo.
(J.D/Faxweb.al)