08:37 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Deputetja nga Tropoja i përgjigjet militantes socialiste nga Vlora

16:17 | 02/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetja nga Tropoja i përgjigjet militantes socialiste nga Vlora

Deputetja demokrate e qarkut të Kukësit nga Tropoja, Mimoza Hajdarmataj i  është përgjigjur  militantes nga Vlora e cila u përpoq të prishte fjalën e ish-kryeministrit Berisha duke ofenduar. Ajo ka thënë se deputetet gra aty janë si nëna dhe si bashkëshorte me një qëllim që janë zgjedhjet e ndershme.

“Në sheshin e lirisë, ku është instaluar parlamenti i shqiptarëve jemi të gjithë për një kauzë, për një ceshtje madhore- zgjedhje të lira e të ndershme . 
Jemi këtu si nëna, si bashkëshorte, si gra, për një qëllim që Shqiperinë mos ta lëmë peng të krimit dhe korupsionit. 
Dua të përshëndes në mënyrë të vecantë zonjat dhe zonjushat që si misionare të lirisë, nuk i janë ndarë për asnjë cast, 12 netë e sot 13 ditë kësaj proteste. Nuk ka gjë më të trishtuar se sa lotët në sytë e një nëne” tha ajo.

SHKRIMI I PLOTË:

Pershendetje qëndrestarë të Shtëpisë së Lirisë!
Në sheshin e lirisë, ku është instaluar parlamenti i shqiptarëve jemi të gjithë për një kauzë, për një ceshtje madhore- zgjedhje të lira e të ndershme . 
Jemi këtu si nëna, si bashkëshorte, si gra, për një qëllim që Shqiperinë mos ta lëmë peng të krimit dhe korupsionit. 
Dua të përshëndes në mënyrë të vecantë zonjat dhe zonjushat që si misionare të lirisë, nuk i janë ndarë për asnjë cast, 12 netë e sot 13 ditë kësaj proteste.

Nuk ka gjë më të trishtuar se sa lotët në sytë e një nëne.
Dhe unë kam parë shumë lot nënash këto vite qeverisje kriminale të Edi Ramës.
Nëna nga Kukësi, Hasi e Tropoja që qajnë me lot kur nuk kanë bukë në sofrat e tyre familjare. 
Lot në sytë e tyre kur nuk mundin ti shkollojnë më fëmijët e tyre në universitet. 
Lot në sytë e nënave që nuk paguajnë dot faturat e dritave dhe ujit dhe fëmijët e vegjël mësojnë nën dritën e qiriut.
Lot në sytë e nënave që u hoqën padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike dhe nuk përballojnë minimumin jetik.
Lot në sytë e nënave që ju ikin fëmijët në emigrim, në mungesë të shpresës në vendin e tyre.
Prandaj do tju lutesha që të vazhdojmë të jemi këtu duke protestuar së bashku edhe për ato gra dhe vajza nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja të cilat për shkak të këtij mjerim ekonomik nuk zbresin dot as deri në qëndrat e qyteteve të tyre e jo më të vijnë në Tiranë.

Të protestojmë edhe për to, që të garantojmë zgjedhje të lira.
Por zgjedhje të lira nuk mund të ketë me Edi Ramën as me Sajmir Tahirin dhe kompaninë e tyre. 
Të rezistojmë të qëndrojmë deri në fund për Shqipërinë tonë.

Republika e Re që po lind do të jetë më e mirë vecanërisht për gratë. (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: mimoza hajdarmataj
Pas

“Krushovi, ç’më flet për atë që ka kokën e madhe”, si u nda Dritëro Agolli nga ish-gruaja ruse, lotët që i rrodhën dhe ritakimi

Para

1300 kontenierët e humbur, një tjetër media italiane: “Gjurmët e fundit në Shqipëri”, kemi dokumentet (HETIMI)

Para
1300 kontenierët e humbur, një tjetër media italiane: “Gjurmët e fundit në Shqipëri”, kemi dokumentet (HETIMI)

1300 kontenierët e humbur, një tjetër media italiane: “Gjurmët e fundit në Shqipëri”, kemi dokumentet (HETIMI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ende aktive vatra në Dishnicë të Korçës, 60 forca në terren nga zjarrfikësja, ushtria dhe pyjorja për të parandaluar përhapjen e flakëve

Fier/ 26-vjeçarja mbyti me tel babain dhe tentoi të fshihte ngjarjen, arrestohet edhe e ëma që e ndihmoi

Vëllezërit sulmojnë me thikë 33-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta, arrestohet njëri prej tyre

Helikopteri iranian përballet me luftanijen amerikane që i afrohet ujërave territoriale

Parashikimi i motit për sot, 25 korrik 2025

Shkencëtari izraelit: Raketa e re turke mund të arrijë vendin tonë

Sot tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pjesëmarrës në seancë dhe ambasadorët

Aksident në aksin Palasë- Dhërmi/ Automjeti u përplas me bordurën anësore, ndërron jetë 9-vjeçari, arrestohet shoferi. Ishte i dehur në timon

‘Alarm shëndetësor’ në Itali, shënohen dy vdekje – mes të paktën 32 rasteve të virusit të Nilit Perëndimor

Arabia Saudite njofton investime me vlerë 6.4 miliardë dollarë në Siri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.