Deputetja demokrate Albana Vokshi e ftuar në Ora News tha se në spitalet rajonale të vendit po qarkullon një formular për mjekët, infermierë dhe të gjithë stafin e spitaleve që ata duhet të firmosin se do të votojnë për PS-në në zgjedhje.
Vokshi foli edhe për aktualitetin politik ku u shpreh se për të djathtët është e dhimbshme të mos futesh në zgjedhje por se sipas saj kauza është po ashtu e madhe.
Fjala e Vokshit:
Është e dhimbshme të mos futesh në fushatë por kauza është shumë e madhe, propaganda e Ramës duket se kapur edhe të miqtë tanë jashtë Shqipërisë. Në imagjinatën e tyre nuk mund ta imagjinojnë akoma se në fushatën në Kavajë udhëheq akoma Roshi, që një parlament mund të mbajë kaq trafikantë.
Jam e keqardhur, por kauza që po luftojmë është shumë e madhe dhe ja vlen të sakrifikosh. Askush nuk ka thënë që mund të mos ketë kosto për PD. Kjo është blenda vlerave tona. Ne kemi ndjerë që çdo ditë në çadër njerëzit na thonë që vazhdoni kështu. Askush në Shqipëri nuk do të donte që të shkonte në punë dhe të gjente këto formularë, të cilët të gjithë administrata janë të detyruar t’i firmosin, me kartat e ID-ve. Të gjthë familjarët janë të detyruar të votojnë për PS ndryshe do të pushohen nga puna. Nuk e them kush ma dha formularin se ai rrezikon pushimin.
Janë të njëjtat premtime, në sistemin e shëndetësor nuk ka ndryshuar gjë, mashtrimet na sollën që prokuroria ka mbyllur tre çështjet për tre koncensionet që shkojnë në një vlerë rreth 300 mln euro. Ata që morën lekët e konçensioneve po cojnë më canta lekë për një mandat me Ramën në krye të qeverisë. Hemofilikët kanë 5 muaj pa kura. Askush nuk po e vë ujin në zjarr. Ogerta po bën fushatë. Për fëmijët diabetkë i ka hequr paratë që u kishte premtuar.
(M.D/Shuplaka)