Ka ngjallur shumë polemika festimi me shqiponjë i dy futbollistëve shqiptar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen Serbi-Zvicër.
Deputetja e Partisë Popullore në Zvicër, Natalie Rickli është shprehur e indinjuar në postimet e saj në Twitter.
“Super gol nga Xhaka, dhe çfarë po bënë ai për Kombëtaren tonë? Shqiponjën shqiptare”, shkruajti fillimisht Rickli duke e shoqëruar postimin me një emoji me nerva.
Pas ndeshjes deputetja shpërtheu me një status tjetër ku shkruante se dy golat nuk janë shënuar për Zvicrën, por për Kosovën.
“Nuk mund të jem e lumtur me të vërtetë. Dy golat nuk janë shënuar për Zvicrën por për Kosovën. Nëse Përfaqësuesja e Kosovës fiton një ditë unë do të jem e lumtur për ju, por në Kampionatin Botëror ne jemi me Zvicrën”, ka shkruar Rickli ndërsa tifozët i kanë kërkuar deputetes ta fshijë postimin duke mbrojtur Xhakën e Shaqirin.