Revista prestigjioze gjermane “Der Spiegel” në një artikull të sajin i ka kushtuar vëmendje marrëdhënieve të BE-së me vendet e Ballkanit, në të cilat thekson se “sundojnë politikanë autoritarë dhe klika të korruptuara” dhe jo shteti ligjor.
“Këto zhvillime nga eksopertë dhe politikanë të poltikës së jashtme të Bashkimit Evropian, në kontest të krizës evropiane, asaj të refugjatëve, si dhe të luftës në rritje për ndikim në sferat gjeopolitike, shihen me majft dyshim dhe brengë”, thuhet në artikull.
Por kur ndalet tek Serbia, në artikull shkruhet se kryeministri I saj Vuçiç bën një lojë të dyfishtë, nga njëra anë i vardiset kancelares Merkel nga ana tjetër nënshkruan marrëveshje me Rusinë.
“Kryeministri serb Aleksander Vuçiç, shtiret si një fans i dhënë shumë pas vlerave të Bashkimit Evropian. Kjo mund të shihet edhe nga vardisjet që ai i bën në mënyrë periodike Kancelares gjermane Angela Merkel, duke i bërë deklarata dashurie për qëndrimin e saj humanist dhe demokratik. Me të njëjtin angazhim, shprehet ish ministri i propagandës së diktatorit Milloshevic edhe lidhur me postulatet për pajtim në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por Vicic di dhe ndryshe: në mënyrë demonstrative ai celebron edhe raportet e miqësisë që ka me presidentin rus. Në Moskë, ai arriti një marrëveshje me presidentin Vladimir Putin për blerjen e avionëve luftarakë, ndërsa rregullisht ai lejon mbajtjen e manovrave të përbashkëta ushtarake me ushtrinë ruse në afërsi të kufirit me fqinjin e armiqësuar Kroacinë”,- vijon artikulli i prestigjozes gjermane.
Më tej, për kryeministrin serb thuhet se është shembull i një udhëheqësi shtëtëror autoritar, populist dhe nacionalist në rajon, “i cili me këto sjellje po largohet gjithnjë e më shumë nga rruga demokratike dhe shteti ligjor, që janë vlera të Evropës së re dhe rendit politik të ri botëror demokratik”. (A.R/SHUPLAKA)