Dalin pamjet pas shpërthimit me tritol në banesën e shtetasit Muhamet Duka, babai i Leonard dhe Erlis Duka.
Siç shihet në video, dera e jashtme është dëmtuar, ndërsa një pjesë e suvasë ka rënë në dysheme.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit , ndërkohë në banesë mësohet se nuk jetonte njeri prej 4 vitesh.
Vetë Muhamet Duka ka thënë për policinë se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët.
Leonard Duka bashkë me vëllanë e tij Erlis Duka kanë qenë të shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e Santiago Malkos në 2019-ën.
Leonard Duka u arrestua në muajin shkurt në Belgjikë ndërsa Erlis Duka vijon të jetë në kërkim.