16:36 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Derbi i kryeqytetit, mbrojtësi i Partizanit kërkon kujdes: Tirana edhe para tre vitesh na mposhti

14:39 | 26/04/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Derbi i kryeqytetit, mbrojtësi i Partizanit kërkon kujdes: Tirana edhe para tre vitesh na mposhti

Kategoria Superiore këtë javë do të ketë një ndeshje shumë të rëndësishme siç është derbi i kryeqytetit. Në lojë do të jenë tre pikët edhe pse skuadra e Partizanit është më e avantazhuara.  

Mbrojtësi i Partizanit, Gëzim Krasniqi, ka kërkuar nga shokët e tij që Tirana të mos nënvlerësohet në asnjë mënyrë pavarësisht situatës së vështirë që po kalon. Në konferencën për shtyp në kuadër të derbit, ai kujtoi ndeshjen e fundit që bardheblutë kanë fituar para 3 vitesh me gol të Gilbertos, duke thënë se në atë kohë Tirana po kalonte gjithashtu një situatë shumë të vështirë.

Për derbin

“Pothuajse jemi në fund të këtij sezoni, çdo ndeshje e dimë që është një finale, por derbi ka një rëndësi më të madhe, pasi fitoren e dëshirojnë më shumë se kurrë edhe tifozët. Jemi të përgatitur për këtë përballje dhe shpresojmë se do ta kalojmë me sukses.

Në këtë moment për ne më e rëndësishme është të fitojmë trofeun , por duhet të theksoj se në përballjet derbi vitet e fundit rezultatet kanë folur në favorin tonë.

Ndaj Tiranës mendojmë vetëm fitoren , pasi nuk na lejohet asnjë rezultat tjetër sepse do të na dëmtonte në objektivat që kemi, ndaj them që vetëm fitorja do të na mbajë në garën për titull.

Për mendimin tim kjo ndeshje do të ketë vlerësimin tonë maksimal, pavarësisht pozitave në të cilat gjendet kundërshtari. Dua të kujtoj se në të njëjtat pozita Tirana ka qenë edhe para 3 vitesh dhe ne e humbëm derbin , ndaj pohoj se i kemi kushtuar rëndësinë maksimale këtij ballafaqimi. Ne luajmë për objektivin madhor fitimin e titullit ndërsa Tirana për mbijetesë.

Ta fitojmë këtë ndeshje për klubin dhe tifozët tanë të mrekullueshëm të cilët do të na mbështesin siç edhe vetëm ata dinë ta bëjnë në çdo ndeshje.”

Për garën e titullit

“Ne duhet thjesht të bëjmë detyrën tonë nuk na intereson fare se çfarë do të bëjnë Kukësi dhe Skënderbeu. Për Partizanin dy ndeshjet e radhës do të jetë përcaktuese për titullin.”

 

Etiketa: derbiondeshjaPartizani
Pas

”Rama ka zgjedhur fundin e tmerrshëm, i sakrifikojë të gjithë, aleatin, Tahirin, vetëm e vetëm për karrigen”

Para

Reagon për herë të parë McAllister: Zgjedhjet janë në rrezik, koha është tani

Para
Reagon për herë të parë McAllister: Zgjedhjet janë në rrezik, koha është tani

Reagon për herë të parë McAllister: Zgjedhjet janë në rrezik, koha është tani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.