16:00 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Derbi i Madridit, STATISTIKAT që duhet të dini për skuadrat. Çelësi qëndron te sulmi

08:27 | 02/05/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Derbi i Madridit, STATISTIKAT që duhet të dini për skuadrat. Çelësi qëndron te sulmi

MADRID, SPAIN - FEBRUARY 27: Cristiano Ronaldo of Real Madrid crosses the ball while being challenged by Diego Godin and Felipe Luis of Club Atletico de Madridduring the La Liga match between Real Madrid CF and Club Atletico de Madrid at Estadio Santiago Bernabeu on February 27, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Nëse ka një ndeshje të shumëpritur ajo është padyshim derbi i Madridit mes Realit dhe Spanjës. Përveç përballjeve të shpeshta në kampionat, dy ekipet kanë luajtur rregullisht si rivalë edhe në Ligën e Kampioneve, aq sa ishin kundërshtarë në 2 nga 3 finalet e fundit të turneut.

Këtë radhë, ata do të luajnë derbin në gjysmëfinale, në një duel ku çelësi i kalimit të turit mund të jetë te dy sulmuesit, Kristiano Ronaldo dhe Antuan Grizman. Më poshtë janë disa nga statistikat dhe kuriozitetet që duhet të dini përpara ndeshjes së parë që luhet nesër në darkë në “Santiago Bernabeu”:

– Ky është sezoni i katërt radhazi në të cilin dy skuadrat takohen në fazën me eliminim direkt të turneut dhe për Atletikon, asnjë duel nuk është mbyllur me sukses.

– Derbi i Madridit është përsëritje e finaleve të vitit 2014 dhe 2016. Reali fitoi në të dy rastet, 4-1 në të parin pas kohëve shtesë dhe me penallti në të dytin, duke bërë të tijin trofeun e 10 dhe 11 në historinë e klubit.

– Atletiko ka arritur gjysmëfinalet për herë të tretë në katër vitet e fundit, ndërsa në historinë e vet asnjëherë më parë nuk kishte arritur deri në këtë pikë të turneut.

– Nga ana tjetër, për Real Madrid kjo është hera e 7 radhazi që arrin në gjysmëfinale, një rekord për aktivitetin.

– Stabiliteti në mbrojtje do të jetë çelësi i suksesit të Atletikos, pasi skuadra e Simeones ka ruajtur rrjetën të paprekur në 27 nga 46 ndeshjet që ai i ka drejtuar në Ligën e Kampioneve.

– Goli i parë është zakonisht vendimtar në ndeshje me eliminim direkt, por Reali nuk do të shqetësohet edhe aq shumë nëse Atletiko gjen rrjetën e pari. Reali ka qenë në disavantazh në të katër ndeshjet me eliminim direkt të këtij edicioni dhe në fund të secilës prej tyre ka dalë fitimtar falë përmbysjeve.

– Ronaldo u bë lojtari i parë që arriti shifrën e 100 golave në Ligën e Kampioneve gjatë çerekfinaleve ndaj Bajern Mynih, në një duel të dyfishtë ku ai dërgoi 5 herë topin në rrjetë.

– Ai rezulton se ka shënuar 0,75 gola për ndeshje në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve (49 gola në 65 ndeshje), që është një mesatare më e lartë se ajo që ka për fazën në grupe të turneut (0,71).

– Nga ana tjetër, njeriu-gol i Atletikos është padyshim Antuan Grizman, i cili ka shënuar apo ka dhënë asist për gjysmën e golave të realizuar nga skuadra e tij në këtë turne që në edicionin e kaluar (12 gola dhe 3 asist).

– Pritni një fillim të ngadaltë të ndeshjes nga Real Madrid në gjysmëfinale, pasi asnjë prej 11 golave të fundit të shënuar prej tyre nuk është realizuar në pjesën e parë.

Etiketa: Real Madridsportstatistikat
Pas

Peza jashtë listave të PS-së, Spiropali tregon vendimin që është marrë në Kryesi

Para

Puna e re në Bashkinë e Tiranës, rrëfehet Valbona Selimllari: Është mesazh më shumë sesa një nismë personale

Para
Puna e re në Bashkinë e Tiranës, rrëfehet Valbona Selimllari: Është mesazh më shumë sesa një nismë personale

Puna e re në Bashkinë e Tiranës, rrëfehet Valbona Selimllari: Është mesazh më shumë sesa një nismë personale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kundërshtime nga Spanja mbi rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

Izraeli godet dy të tretat e lançuesve raketorë iranianë, por konflikti me Iranin vazhdon i ndezur

Aksident në Malin e Dhëmbelit/ 68-vjeçari rrëshqet me kafshën e punës, plagë të rënda por jashtë rrezikut për jetën

Media italiane për kampin e Gjadrit: Emigrantët kanë tentuar vetëvrasjen, Gjadri është hapësirë fantazëm

Putin i hapur për takim me Zelensky-n vetëm në “fazen përfundimtare” të negociatave për paqe

Tym në kabinën e pilotit, ulje emergjente e avionit Athinë–Riga

BE drejt riarmatimit: Marrëveshje për 1.5 miliardë euro investime në mbrojtje

Parada e Krenarisë në Budapest ndalohet nga policia hungareze

Kiev në zi pas sulmit rus me 28 viktima, Putin kërcënon Gjermanin: Taurus do të thotë përfshirje direkte në luftë

Vladimir Putin dhe Xi Jinping i bëjnë thirrje Trumpit: Khamenei nuk mund të ekzistojë më, mos u përfshi!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.