Tirana dhe Partizani janë duke luajtur sot ndeshjen e tyre në “Air Albania”, e cila vlen për javën e 33-të në Superligë.
FSHF ia ka besuar këtë duel arbitrit fierak, Kreshnik Cjapi. Ndihmësa të tij do jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo të kolegjiumit të Tiranës, teksa në VAR do jetë Florian Lata.
Në minuta e 52 e derbit, da Silva zhbllokoi ndeshjen pas një aksioni me top të gjatë.
E djathta e brazilianit e dërgon topin pas krahëve të Bekaj. Pas golit, disa tifozë të Partizanit kanë hyrë në fushë, teksa nga ana tjetër tifozët e Tiranës kanë hedhur sende të forta, me një kapsollë që ka dëmtuar portierin Rexhepi të Partizanit.
Discussion about this post