Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit u mbyll në barazim 0-0, megjithatë ashtu siç pritej, polemikat për gjykimin nuk kanë munguar as në këtë ndeshje. Pak minuta para se të mbyllej takimi, pas një krosimi në zonë, një nga mbrojtësit e Tiranës prek topin me dorë, megjithatë gjyqtari vazhdon lojën dhe goditja e Telushit ndalet në shtyllë.
Në lidhje me këtë episod, ka reaguar Erion Braçe që njihet si një nga tifozët më të zjarrtë të skuadrës së Partizanit. Ai ka shprehur irritimin e tij karshi gjyqtarit Enea Jorgji për penalltinë e padhënë, ndërkohë që është ndalur edhe te një krahasim me ndeshjen ndaj Flamurtarit.
Reagimi i Braçes:
PO KJO Ç’ËSHTË? E PATË APO BËNI SIKUR NUK E PATE? KANË NDRYSHUAR RREGULLAT DHE NE NUK DIMË GJË AKOMA?
Prekja me dorë të larguar nga trupi brenda zonës vijon të ndëshkohet me #PEEEEEENAAAAALLTIIIIIIII!
Ku është #Einstein (Aishtajn) këtu? Duhet të ishte #Jorgji, Enea Arbitër dhe ishte mu përballe lojtarit dhe dorës së ngritur lart që prek e pret topin!
Po mirë, po 12 kamera e 18 gazetarë, analistë e të tjerë si nuk e panë?! Po këta panë bërrylin e Trashit në ndeshjen me Flamurtarin dhe mirë bënë që ulëritën për paaftësinë e arbitrit;
Madje panë dhe një goditje këndi të pa dhënë ndaj Flamurtarit dhe shpallën kamikaz arbitrin! Po këtë pse e fshihni?! Shiheni edhe një herë, nuk ka as tym, është kthjellet o gazetari i madh!
Është apo nuk është penallti?! Aman thuajeni me zë që të qeshë gjithë dynjaja.
Discussion about this post