Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet ku burime bëjnë me dije se dy persona janë dërguar me urgjencë në QSUT.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa Faxweb.al mëson se dyshimet paraprake kanë të bëjnë me një helmim nga qymyri.
Ambulanca ka mbërritur në Qytetin Studenti ku edhe ka bërë shoqërimin për në spital të dy personave të cilët mësohet se janë në gjendje të rëndë.
Ende nuk janëbërë të ditur emrat dhe mosha e tyre ndërsa Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post