Gjykata Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me 8 vite burg për Saimir Cullhajn, i cili rreth 1 vit më parë dërgoi në Britani 3 armë të llojit automatik.
Gjykata gjeti fajtor Cullhajn për trafikim të armëve, ndërsa në kërkim vazhdon të jetë bashkëpunëtori i tij, Neritan Farian, 47 vjeç.
Referuar prokurorisë, pjesë e këtij rasti të trafikut mund të jenë edhe dy persona të tjerë, për të cilët nuk ka prova të mjaftueshme dhe hetimet vazhdojnë.