SHBA-të shpesherë dërgojnë në detin e Kinës avionë dhe nëndetëse në mënyrë që të bëjnë zbulimet e tyre. Mirëpo nëndetësja e sekuestruar së fundi duket se ka irrituar shumë kinezët edhe pse kanë vendosur që tia kthejnë si përfundim SHBA-ve.
Zëdhënësi i Ministrisë Kineze të mbrojtjes Jang Jyxhyn ka thënë se hetimet në lidhje me nëndetësen e kapur nga ushtria kineze kanë përfunduar dhe se kontakti mes Kinës dhe SHBA-së në lidhje me këtë ngjarje vazhdon.
Ministria e Mbrojtjes së Kinës ka deklaruar se nëndetësen pa pilot të kapur në Detin e Kinës do t’ia dorëzojë SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
‘Kina është kundër këtyre veprimeve të SHBA-së dhe kërkon nga zyrtarët e Washington-it ti japin fund veprimeve të tilla.’ Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të marrin masat për veprime të tilla të SHBA-së.
Ditën e djeshme Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës deklaroi se ka spikatur një nëndetëse pa pilot në Detin e Kinës dhe se ka nisur një hetim në lidhje me mjetin në fjalë.
Nga ana tjetër zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis deklaroi dje se Kina ka sekuestruar një nëndetëse e cila mblidhte fakte shkencore dhe që i përkiste SHBA-së. Ai ka theksuar gjithashtu se ka kërkuar nga Kina të kthejë nëndetësen. (E.K/ SHUPLAKA)