14:08 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deri 100 mijë lekë mbi pagën/ Qeveria miraton vendimin, rritet trajtimi financiar për 6000 efektivë të FA. Nga forcat speciale te pilotët, kush përfiton

14:02 | 10/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deri 100 mijë lekë mbi pagën/ Qeveria miraton vendimin, rritet trajtimi financiar për 6000 efektivë të FA. Nga forcat speciale te pilotët, kush përfiton

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, vendimin që përmirëson ndjeshëm trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura. Ky vendim synon të forcojë kapacitetet kombëtare dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të Mbrojtjes Civile.

Rreth 6 000 efektivë do të përfitojnë nga ky vendim; 2.500 prej tyre e marrin për herë të parë shtesën mbi pagën.

Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si; Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, Njësia Cyber, Dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.

Trajtimi financiar për personelin fluturues dhe mbështetës, sipas këtij vendimi, do të variojë deri në 100.000 lek mbi pagën në muaj dhe nga ky vendim përfitojnë rreth 200 ushtarakë.

Për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, trajtimi financiar mbi pagën shkon deri në 20.000 lek në muaj për rreth 150 ushtarakë.

Për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera, shtesa mbi pagën shkon deri në 70.000 lek në muaj, duke përfshirë edhe ata ushtarakë që nuk e kanë përfituar më parë këtë shtesë.

Ky vendim vjen vetëm 4 muaj pas rritjes së pagave që u bë për kategori të caktuara të Forcave të Armatosura. Prej vitit 2022 pagat e efektivëve të FA kanë pësuar rritjen më të madhe në histori, prej gati 40%.

Pas

I dha tendera kompanisë së tij dhe përfitoi 2.2 mln €/ Apeli i GJKKO rrëzon ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi kërkoi masë më të lehtë sigurie

Para

Erdogani në Tiranë, flet për Fax News Dorian Demetja

Para
Erdogani në Tiranë, flet për Fax News Dorian Demetja

Erdogani në Tiranë, flet për Fax News Dorian Demetja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

Maqedonia e Veriut/ Kryeministri Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

Lavrov takohet me Kim Jong Un, Koreja e Veriut riafirmon mbështetjen e saj për veprimet ushtarake të Rusisë

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

I kërkuar në Belgjikë, kapet në Kapshticë 31-vjeçari shqiptari

Granit Xhaka me të ardhmen e pasigurt, ish-trajneri i PSG-së e shikon si prioritet

“Vendi që e adhurova”, erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman i 2 korrikut të ambasadave

Lideri suprem i Iranit kërcënon të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Hapja e ambasadës gjermane/ Werner Daum: Ndodhi diçka e bukur, lindi liria! Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë , arrestohet autori i plagosjes me thikë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.