05:22 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deri në 15 vite burg kush thyen karantinën, flet avokati: Bëhet për të ushtruar presion ndaj qytetarëve, kur të hyjë në fuqi do te ketë përfunduar pandemia

14:37 | 09/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Qëndrimi i pabazuar i KED”/ Ledio Braho: Muçi ligjërisht anëtar i Gjykatës, Vitore Tusha një zgjidhje për mandatin e prokurorit

Ashtu siç e ka paralajmëruar gjithë këto ditët e fundit kryeministri Edi Rama, ndëshkimet për personat që thyejnë rregullat e vendosura gjatë situatës së pandemisë, do të sanksionohen në kodin penal.

Tashmë për të gjithë personat parashikohen dënime me burg, edhe deri në 15 vite, kur nga thyerja e rregullave të karantinës shkaktohet vdekja e personave të tjerë.

Po avokati Ledio Braho arsyeton se këto ndryshime kanë një sërë problematikash, ndërkohë që shton se debati për miratimin e këtyre ndryshimeve mund të zgjasë dhe deri nga koha që të hyjnë në fuqi do të ketë mbaruar gjendja e jashtëzakonshme.

Një problem tjetër që shton avokati Braho ka të bëjë me faktin e përcaktimit të shkakut të vdekjes së personit, pasi nuk bëhet autopsia se personit që ka ndërruar jetë.

“Urdhërat e Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë botuar në Fletoren zyrtare që të marrin fuqi duhet të botohen në fletoren zyratre përderisa nuk janë botuar në fletroren zyrtare këto nuk kanë fuqi.

Ka një parashikim deri 15 burg, kjo përafrohet me vrasjen me dashje nga 15-20 vite burg. Nuk është e qartë, pasi nuk kanë parashikuar asnjë nga elementët e veprës penale. Në momentin që themi ana subjektive, do të themi se këto vepra kryhen me dashje apo jo. Dalja nga karantina mund të kryhet nga personi, por nëse infekton dikë kjo nuk bëhet me dashje. Këtu pasojat vijnë nga pakujdesia. Kodi penal vrasjen nga pakujdesia e dënon me gjobë ose deri në 5 vjet.

Ka shfuqizuar vendimin, ligjvënësi propozon një dënim antikushtetutes. Ka një sërë problematikash. Edhe sa i përket iniciativës, duhet të ndjekë procedurën paralamentare normale. Do të kemi parasysh debatin që do të vijojë, kohën që duhet për ta miratuar dekreti do ti shkojë Kuvendit, më tej do të duhet sërish kohë dhe më tej do të hy në fuqi pas 15 ditësh. Bëhet fjalë më shumë se dy muaj nuk besoj se do të ketë më masa të tilla. Duket një ndryshim që nuk ka ndodhur askund deri tani.

Nuk bëhet autopsia e personave që ndërrojnë jetë dhe kjo ka nxitur një debat shumë të madh në lidhje me vërtetimn nëse vdekja ka ardhur nga koronavirusi apo jo. Nuk vërteton dot shkakun nga ka ardhur vdekja e personit dhe kjo hedh dritë mbi këto vepra penale.

Kur të hyjnë ndryshimet në fuqi, nuk do të ketë më gjendje të fatkeqësisë natyrore. Janë ndryshime që bëhen për të ushtruar presion ndaj qytetarëve që do të dënoheni. Elementi kohë e ka të pamundur që të zbatohen.”– tha Braho.

Etiketa: Ledio Braho
Pas

“Zjarri po vihet nën kontroll”, kryeministri spanjoll me doza optimiste: 683 viktima në 24 orët e fundit

Para

Foto/ Spartak Braho keq me teknologjinë, nuk merr pjesë në mbledhjen e Komisionit me videochat

Para
KQZ i jep zyrtarisht mandatin Brahos, “Baba Taku” sërish në Parlament

Foto/ Spartak Braho keq me teknologjinë, nuk merr pjesë në mbledhjen e Komisionit me videochat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.