14:02 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deri në 30 centimetra dëborë në Juglindje, bllokohen disa rrugë dhe disa fshatra mbesin pa energji

09:47 | 01/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deri në 30 centimetra dëborë në Juglindje, bllokohen disa rrugë dhe disa fshatra mbesin pa energji

Reshjet e shumta të dëborës që kanë përfshirë juglindjen e Shqipërisë kanë krijuar një situatë të vështirë, duke shkaktuar bllokime të rrugëve dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm në lartësitë mbi 800 metra, duke krijuar probleme serioze për qarkullimin e mjeteve.

Një nga zonat më të prekura ka qenë Korça, ku në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm, veçanërisht në majën e Bigllës. Autoritetet rrugore kanë reaguar menjëherë për të mbajtur akset të hapura, duke dërguar më shumë se 15 mjete borëpastruese, të cilat kanë punuar gjatë natës për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve Korçë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, Kamenicë – Ersekë dhe Zëmblak – Dogana e Goricës së Madhe.

Sakaq, aksi nga Maja e Qafë Qarrit deri në hyrje të Ersekës është bllokuar nga bora, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për qarkullimin. Për këtë arsye, autoritetet rrugore kanë kërkuar që drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugën e vjetër, e cila është e kalueshme pa probleme.

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar dëme edhe në rrjetin elektrik, duke ndërprerë furnizimin me energji në disa fshatra të njësive administrative Vithkuq dhe Lekas në bashkinë e Korçës, si dhe në Leskovik, në bashkinë e Kolonjës. Pas këtyre dëmeve, grupet e OSHEE-së janë angazhuar në terren për të riparuar rrjetin dhe për të rikthyer energjinë elektrike në zonat e prekura.

Etiketa: “Pastrojmë Shqipërinë që duam”DardheMaja e Qafë Qarrit
Pas

Donald Trump emëron një aleat besnik për të drejtuar FBI-në, presidenti i zgjedhur i SHBA kërkon transformim rrënjësor të agjencive të zbatimit të ligjit

Para

Sot 115-vjetori i “Normales” së Elbasanit/ Shkolla e mesme e parë shqipe, profesionalja e vetme e mbyllur vitet e fundit

Para
Sot 115-vjetori i “Normales” së Elbasanit/ Shkolla e mesme e parë shqipe, profesionalja e vetme e mbyllur vitet e fundit

Sot 115-vjetori i “Normales” së Elbasanit/ Shkolla e mesme e parë shqipe, profesionalja e vetme e mbyllur vitet e fundit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 180 të vdekur në Gaza në 24 orët e fundit, për shkak të urisë

Kremlini reagon për herë të parë pas lëvizjes së nëndetëseve nga Trump: Duhet të jemi të kujdesshëm me retorikën bërthamore

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Aksioni për lirimin e hapësirave në Tiranë, Rama: Vazhdojmë papushim, komentuesit të bëjnë durim

BE pezullon tarifat për SHBA, von der Leyen: Të shmangim provokimet, sa të mbyllet marrëveshja!

Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri, identifikohet autori dhe procedohet penalisht

Thirrjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, reagon Vjosa Osmani: Cenojnë frymën e bashkëjetesës! Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël

“Dhoma gazi për shqiptarët”- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut reagon ndaj thirrjeve antishqiptare: Nuk i vura re, por i dënoj!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.