London Noor është padyshim një nga fëmijët më të famshëm në Shqipëri, duke marrë parasysh faktin që ende nuk ka bërë një vjeç.
Megjithatë kjo nuk i pengon dy prindëri e tij Ledionin dhe Sarës që ditë pas dite të postojnë foto të të voglit.
Ndërkohë që së fundi Ledioni ka publikuar një foto me të birin ku shfaqet duke luajtur dhe dedikimi është vërtet emocionues.
“Deri sa të bëheni vetë me një djalë… Nuk do e njihni kurrë gëzimin, dashurinë dhe ndjenjën që shkëlqen në zemrën time sa herë që e shoh atë”,-shkruan Ledioni bashkangjitur fotos.
Dhe vërtet që dashuria për fëmijët është nga ato që nuk ka vend për shumë fjalë, duhet vetëm të jetohet. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post