19:58 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Derra, kadrinj/ Çudit Bushati: Ka të drejtë që na sulmon ashtu, i kemi dhënë shansin që të…

08:35 | 29/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Drejtorët e shkarkuar kanë nisur të flasin”, Andi Bushati: Urdhrin për Unazën e ka dhënë kryeministri

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka patur një debat, mes analistëve, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, lidhur me deklaratat e ashpra të Edi Ramës ndaj gazetarëve në kongresin e Partisë Socialiste. Bushati mendon se deklaratat e Ramës ndaj gazetarvve nuk përbëjnë rrezik dhe se gazetarët nuk duhet të viktimizohen. Ndërsa analisti Fatos Lubonja mendon se kryeministri nxit dhunë dhe urrejtje ndaj gazetarëve që kritikojnë qeverinë e tij.

Andi Bushati: Çfarë na thotë Rama ne? Derra, kazan, të rënda janë. Por, në fakt nuk janë asgjë, me atë që në vite mediat i kanë thënë Ramës. I kanë thënë i cmendur, pervers, nuk je babai i birit tënd, je homoseksual, je njeri që bën orgji, i kanë thënë hajdut, sportiest i dështuar. A ka njeri që në luftën politike, është luftuar me këto argumenta, të përgjigjet edhe me këto argumenta? Unë them se Rama është në të drejtën e tij legjitime, të përgjigjet ashtu, sepse kështu është sulmuar. Ne i kemi dhënë shansin Edi Ramës, të largojë publikun nga problemet reale.

Rama është njeri që duhet matur me metrin e rezultateve, me metrin e korrupsionit, me metrin e banditëve të futur në parlament, me metrin e PPP-ve që jep, me metrin e Gjushit që vjedh vota, me metrin e Sandrit dhe Vjollcës, pra me aktet që bën dhe jo me fjalorin që përdor. Të merremi ne, sikur jemi viktima të fjalorit të Ramës, ne kemi duruar edhe burgjet e Berishës, edhe makinat e djegura të Berishës, të ankohemi nga Rama, vetëm i bëjmë nder Edi Ramës. Edi Rama nuk është vrasës i lirisë së shtypit. Problemi im është se ne Edi Ramës, i bëjmë nder kur e projektojmë si një rrezik më të madh se sa ai përbën. Edi Rama nuk është rrezik për gazetarët, për 5 intelektualë, por për 2 milionë shqiptar. Ti flasim shqiptarëve jo për problemet tona, që herë kemi bërë deal dhe herë e kemi kritikuar.

Fatos Lubonja: Edi Rama, përmendi gjë pronarët e televizioneve, Top Channel dhe Klan? I ka të dy Rama. Në kohën e Berishës, njërin e kishte Berisha, njërin Rama. Mos harroni, aq e kishte Rama, sa kur bëri 21 Janarin, e bëri tamam me televizionin. Mediat sot, në kohën e Ramës, 2013-2019, janë më të përqëndruara në duart e një njeriu dhe një partie të vetme. Ky është thelbi i problemit. Une nuk kam parë në botë, që të ketë një kryeministër, të ketë televizionit e tij privat, me paratë publike. Edhe Chavez, dilte në televizionin publik.

Bushati: A kundërshtohet Edi Rama, duke u hequr gazetarët si viktimë e fjalëve të tij? Unë po them, Edi Rama, nuk përballohet duke thënë ky po na viktimizon. Ti ndihesh i rrezikuar?

Fatos Lubonja: Po ndihem. Nuk është cështe personale. Atij Trumpit, skishte ndodhur në Amerikë, t’i bënin presidentit diagnozën psikologët. Përse ja bënë? Sepse problemi kryesor i madh, jo fyerjesh personale, por problem i Amerikeës, ishte mungesa e aftësisë për të dëgjuar kritikë. Kur unë kam përballë një të sëmurë, që nuk dëgjon kritikë, është një rrezik. Media, nga një pushtet i pavarur që bën kritikë, duhet të japë informacion dhe ti shërbejë publikut, trajtohet nga kryeministri si derra të shtrirë.

Andi Bushati: Edi Rama, cfarë tabloje ngre? Ngre tablonë, që në këtë vend, unë jam viktima, sepse shqiptarët besojnë ato pesë kadrinj. Ne duhet të merremi me faktin që na thotë kadrinj apo të shohim një fakt tjetër? Edi Rama më duket sikur ka një kontradiktë, sepse nëse shqiptarët do besonin gënjeshtrat tona, ata do votonin sipas asaj që I thoshim ne. Ose shqiptarët na kanë besuar ne dhe Rama ka vjedhur vota, ose shqiptarët sado gënjeshtra, kadrillëqe të kemi thënë ne, I kanë besuar Ramës dhe ne nuk përbëjmë ndonjë rrezik. Përpara se të vihemi në rolin e viktimës, hajde ti gjejmë kontradiktën që ka.

Fatos Lubonja: Ne përse na tha kadrinj Rama? Sepse i nxorrëm vjedhjen 20 milionë euro. Kjo është një gjuhë dhune dhe kërcënimi nga mediat. Udhëheqës që përdor këtë gjuhë, është nxitës urrejtje ndaj gazetarëve. Ky shantazhim është i papranueshëm.

 

 

Etiketa: Andi Bushaticudit bushatiedi ramakadrinjrama
Pas

3 partitë kryesore në Holandë kërkojnë kthimin e vizave për shqiptarët: Pjesë e krimit të oganizuar!

Para

“Na lanë pa festuar qelbesirat”, këngëtarja i bën urimin e veçantë djalit

Para
“Na lanë pa festuar qelbesirat”, këngëtarja i bën urimin e veçantë djalit

"Na lanë pa festuar qelbesirat", këngëtarja i bën urimin e veçantë djalit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë

Tre stacione moderne meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Shërbimi i Sigurisë së Izraelit çmonton një grup të Hamasit në Bregun Perëndimor, mbi 60 arrestime dhe 22 armë të sekuestruara

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

Përplasja për emigrantët, deputeti britanik pretendon se e ka fituar bastin me Ramën: Të gjithë të burgosurit do i kthejmë!

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

Anglia U-21 kampione e Europës, mposht Gjermaninë në finale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.