Një virus i ri gripi i gjetur te derrat kinezë është bërë më infektues për njerëzit, sipas një studimi. Ekspertët kinezë paralajmërojnë se virusi i ri duhet mbajtur nën vëzhgim për të mos u shndërruar në pandemi megjithëse sipas tyre tani për tani nuk ekziston ndonjë kërcënim.
Ekipi i studiuesve kinezë analizoi viruset e gripit që gjenden te derrat nga viti 2011 deri në vitin 2018. Ata gjetën një lloj virusi “G4” të serisë H1N1 që ka “të gjitha shenjat kryesore të një virusi kandidat për t’u shndërruar në pandemi.”
Disa punëtorë në një fermë derrash shfaqën nivele të larta të virusit në gjak, sipas studimit, botuar në një revistë mjekësore amerikane. Në studim thuhet se duhet të nisë urgjentisht vëzhgimi nga afër i njerëzve, sidomos i punëtorëve të industrisë së derrave”.
Studimi nxjerr në pah rreziqet e viruseve që kalojnë nga kafshët te njerëzit, veçanërisht në rajone me popullsi të dendur të Kinës, ku miliona njerëz jetojnë në afërsi të fermave, thertoreve dhe tregjeve të lagët.
Por edhe pse virusi është i aftë të infektojë njerëzit, tani për tani nuk ekziston ndonjë rrezik i një pandemie të re, sipas Carl Bergstrom, biolog në Universitetin e Uashingtonit. Ai shkroi në Twitter se “Nuk ka prova që “G4” po qarkullon te njerëzit, megjithë një ekspozim prej pesë vitesh… kjo është kryesorja që duhet patur parasysh.”
tregu të detit në Wuhan, ku virusi u identifikua për herë të parë. Në studim thuhet se derrat konsiderohen si bartës të rëndësishëm për gjenerimin e viruseve pandemike të gripit. Studimi bën thirrje për “mbikëqyrje sistematike” të problemit./VOA