Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishi ka inspektuar gjendjen në autostradën Tiranë–Durrës, e cila mbrëmjen e djeshme u bllokua si pasojë e reshjeve të dendura të borës.
Dervishaj sqaroi se autostrada është e kalueshme dhe nuk ka asnjë problem në qarkullim.
“Ka pasur vështirësi gjatë natës dhe gjatë orëve të para të mëngjesit por që janë marrë të gjitha masat për të pastruar rrugën. Duhet të kemi parasysh që përtej situatës në veri situata, në jug të vendit është një situatë e paprecedentë sepse nuk kemi parë borë në Vlorë, Sarandë, Fier apo Durrës. Duhet të keni parasysh diçka, që për shkak të kulturës tonë të trashëguar dhe eksperiencës 25-vjeçare ne kemi vërejtur një problem shumë të madh që është planifikimi. Ne ndërtojmë rrugë por nuk marrim masat e nevojshme, nuk alokojmë fondet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve i cili është një komponent shumë i rëndësishëm”, tha për mediat ministri i Transporteve.
Vështirësia në qarkullim ka qenë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, por ndërhyrja e autoriteteve bëri që situata të normalizohej. (A.R/SHUPLAKA)