Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj po ndjek nga afër ndërhyrjen e mjeteve borëpastruese në Rrugën e Kombit.
Ai i bën thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin në këtë aks pasi situata është e vështirë për shkak të reshjeve.
Megjithatë, Dervishaj sqaron se po merren të gjitha masat në mënyrë që asnjë aks kombëtar të mos mbetet i bllokuar.
“Kontraktoret po punojne papushim, por rreshjet jane duke u shtuar. Pavaresisht kushteve klimaterike, jane marre te gjitha masat.”, shprehet ministri.
Sipas Dervishajt, asnjë mjet nuk duhet të qarkullojë në Rrugën e Kombit pa zinxhirë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”592″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]