Minisitri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka ndjekur nga afër situatën në rrugën e Kombit, aksin kombëtar Milot-Morinë, si pasojë e rreshjeve të dëborës dhe ngricave të ditëve të fundit.
“Rruga e Kombit është e kalueshme dhe nuk ka probleme në lëvizje. Situata deri më tani është normale në të gjitha akset kombëtare. Ministria dhe Drejtoritë në varësi janë të gjitha në gadishmëri maksimale”, u shpreh ministri.
Sipas tij drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes në akset dhe të respektojnë sinjalistikën. (J.V/SHuplaka)