05:58 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dervishi publikon dokumentin: Leja e banimit të Sarah Robinsonit, dhënë nga ushtria në 1945-n

20:23 | 15/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dervishi publikon dokumentin: Leja e banimit të Sarah Robinsonit, dhënë nga ushtria në 1945-n

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar në rrjetet sociale një dokument, një leje për në vendbanimi që i është dhënë Sarah Robinsonit  në vitin 1945 nga ushtria.

Dervishi shkruan se Sara ishte vajza e gjeneralit Abdyl Vehab Serdarit dhe vajzës së madhe të Ismail Qemal Vlorës  e cial u martua me atasheun britanik Vandeleur Robinson.

POSTIMI I DERVISHIT:

1945/Leja e banimit të Sarah Robinsonit britanik Vandeleur Robinson

Ky është dokumenti i përdorur për banim të përkohshëm në Shqipëri të Sarah Robinsonit, e cila dikur mbante mbiemrat “Serdar” të vajzërisë dhe “Blloshmi” nga martesa e parë me Selaudin Blloshmin. Siç edhe shihet dokumenti lëshohej nga ushtria dhe në pjesën qendrore të tij, përveç gjuhës shqipe është edhe në italisht, serbokroatisht dhe frëngjisht.

Sarah ishte vajza e gjeneralit Abdyl Vehab Serdarit dhe vajzës së madhe të Ismail Qemal Vlorës, Mevedetit, Sarah Robinson (1904-1975). Ajo u martua me atasheun britanik Vandeleur Robinson (1902-1990). Meqë “porositës” që nuk shkelin kurrë në arkiva kanë dhënë deklarata mendjelehta se kanë gjetur “dosjen” e Sarës, po shkruaj dy fjalë rreth këtij fakti. Për Sarën nuk ka dosje, por vetëm një fashikull informatash, thuajse të pavlefshme. Informacionet kryesore janë ato nga gjurmimi, kryesisht në periudhën gush-dhjetor 1945, në të cilat, përveç emrave të miqve të saj në Tiranë, nuk ka gjë interesante. Të dhënat e tjera të këtij lloji janë asgjësuar në vitin 1957. Sarah është larguar nga Shqipëria në vitin 1946. Regjimi komunist, pas kësaj date nuk mundi as të krijojë dosje për të dhe as të ketë idenë më të vogël se çfarë bënte ajo në Britaninë e Madhe. (B.H/Faxweb)

 

Etiketa: sarah robinsoni-dervishi
Pas

Deklarata e KQZ-së, reagon Biba: Ftoj kolegët të mos shtyhen në këtë marrëzi, mbledhjet të regjistruara me zë e figurë

Para

I arrestuar për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari kërkon lirimin nga burgu

Para
I arrestuar për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari kërkon lirimin nga burgu

I arrestuar për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari kërkon lirimin nga burgu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.