Ditën e djeshme një ngjarje horror ndodhi në Këlcyrë. I riu 30-vjeçar ish komando në ushtri theri me thikë një person. Ndërkaq tronditëse ka qenë ajo çka ka thënë në polici menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se ai u ka thënë hetueseve që viktima donte të më mbyste më një kokërr ulliri, ndaj dhe e sulmova me thikë, shkruan tvklan.
Alban Voga 30 vjeç rezulton të ketë qenë komando në Afganistan dhe kur është kthyer nga misioni në vitin 2012, ka shfaqur probleme mendore, për të cilat ka de një raport mjekësor.
Ai akuzohet për vrasjen e 65-vjeçarit Nesim Hoxha paraditen e së dielës në Sukë të Këlcyrës. Autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes. (E.K/SHUPLAKA)