Sekreti i rënies në peshë nuk qëndron tek numërimi i kalorive apo mosngrënia. Por, është të punoni me ritmet natyrale të trupit, për të larguar dëshirën e konsumimit të ushqimeve të pashëndetshëm, djegur dhjamin dhe rritur nivelet e energjisë.
Studimet tregojnë se orët e brendshme të trupit të lidhura me ngrënien dhe gjumin dalin plotësisht jashtë kontrollit nëse ushqeheni jo shëndetshëm.
Rezultati: Do të përfundoni duke shtuar në peshë. Prandaj është e rëndësishme që të konsumoni ushqimet e duhura në kohën e duhur, për të plotësuar nevojat e domosdoshme të trupit. “Women-s Health” shkruan se po të konsumoni këto ushqime për gjumë më të mirë, rënë në peshë dhe djegur dhjamin në bark. Midis tyre edhe qumështi. Duket e habitshme, por kështu këshillojnë dietologët.
Peshk
Nëse keni mungesë të acideve yndyrore omega 3 (peshku është një burim i pasur i kësaj lënde ushqyese), gjëndra pineale në tru që mban nën kontroll sistemin nervor fillon të alternojë prodhimin e metatoninë (hormoni i gjumit).
Personat me mungesë të kësaj lënde ushqyese kanë probleme me gjumin dhe nxiten të konsumojnë ushqime të pashëndetshme gjatë natës. Peshku është gjithashtu i pasur në proteina, ku studime të mëparshme kanë treguar se mund të rregullojë oreksin.
Ju madje mund të digjni edhe më shumë kalori nga proteinat sesa kur konsumoni yndyra ose karbohidrate. Plus që, ushqimet e pasura në acide yndyrore omega 3 mbrojnë zemrën dhe ulin rrezikun e zhvillimit të demencës.
Fruta të thata
Frutat e thata janë një burim i mirë i magnezit (lëndë ushqyese që njihet për rritjen e humorit). Konsumimi i tyre ndihmon njerëzit që kanë probleme me gjumin që të flenë më qetë gjatë natës, duke shmangur kështu mbingopjen dhe shtimin në peshë. Si bonos, gratë kanë nivele më të ulëta të inflamacionit dhe sistem imunitar më të fortë.
Qumështi
Rezulton që qumështi gjithashtu është i mirë kur bëhet fjalë për djegien e dhjamit në bark. Një studim i kryer në vitin 2010 nga Universiteti Alabama në Birmingham tregon se ushqimet e pasura në kalcium përveç se forcojnë kockat ndihmojnë edhe në rënien në peshë.
Vishnjet
Vishnjet janë një nga burimet më kryesore të melatoninës, hormoni i gjumit. Ky hormon nuk ju ndihmon vetëm të flini, por është edhe një antioksidues i fuqishëm, duke ndihmuar kështu në rënien në peshë. (D.D/Shuplaka)