08:02 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dëshmia bombë e Ilir Metës: Kam dosjen e fasadave të Edi Ramës

22:06 | 03/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëshmia bombë e Ilir Metës: Kam dosjen e fasadave të Edi Ramës

Presidenti Meta ka dhënë sot një dëshmi bombë në emisionin “Opinion” lidhur me aferat korruptive të Edi Ramës që gjatë periudhës kur ai ishte ministër i Kulturës.

Meta shprehet se kur ka qenë kryeministër nuk kalonte një vendim qeverie pa patur konsensus nga të gjithë ministrat.

“Dhe të vetmet çështje që kanë patur debate më të forta dhe për të cilat janë shtyrë 4 apo 5 herë mbledhjet e qeverisë derisa të bëheshin letrat në rregull kanë qenë çështjet që vinin nga Ministria e Kulturës, që nga çështja e fasadave, se janë aty procesverbalet, e kam edhe unë një kopje të tyre, ngaqë zotëria në fjalë nuk bënte dot letrat në rregull dhe nuk pranonte Ministri i Financave, nuk pranonte Ministri i Punëve Publike, zoti Demeti dhe shumë të tjerë që të miratonin letra, që nuk ishin në rregull dhe në përputhje me ligjin dhe rregullat financiare të shtetit.”

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Sa paguhet për Reformën në Drejtësi, gjysmë miliardë euro?

Presidenti Meta: Pyesni ata të Delegacionit të BE-së… Që atë reformë ta bëjmë tamam, në mënyrë që edhe vendit tonë kjo t’i shërbejë, por edhe integrimit europian të Shqipërisë t’i shërbejë.

Gazetari: A keni frikë nga kjo reformë zoti President, personalisht? Ka pasur fjalë që SPAK-u e të tjerë do hetojnë zyrtarë të lartë, ku përmendet dhe emri juaj?

Presidenti Meta: Zero, zero dhe më mirë nga të gjithë këtë gjë e di Edi Rama. Sepse unë në raport me ligjin jam njeriu dhe politikani më i kujdesshëm në Shqipëri. Sepse dua gjithmonë të ruaj pavarësinë time dhe integritetin tim. Këtë e dinë të gjithë, pyet edhe zotin Rama, pyet edhe zotin Angjeli edhe zotin Demeti, të gjithë që kanë qenë ministra me mua.

Nuk ka kaluar kur ka qenë Ilir Meta kryeministër, nuk kalonte një vendim qeverie pa patur konsensus nga të gjithë ministrat. Dhe të vetmet çështje që kanë patur debate më të forta dhe për të cilat janë shtyrë 4 apo 5 herë mbledhjet e qeverisë derisa të bëheshin letrat në rregull kanë qenë çështjet që vinin nga Ministria e Kulturës, që nga çështja e fasadave, se janë aty procesverbalet, e kam edhe unë një kopje të tyre, ngaqë zotëria në fjalë nuk bënte dot letrat në rregull dhe nuk pranonte Ministri i Financave, nuk pranonte Ministri i Punëve Publike, zoti Demeti dhe shumë të tjerë që të miratonin letra, që nuk ishin në rregull dhe në përputhje me ligjin dhe rregullat financiare të shtetit.

Etiketa: aferat korruptiveedi ramailir meta
Pas

Meta letër Presidentit të Komisionit të Venecias: Më shqetëson integriteti i tij

Para

VIDEO/ Futet droni dhe tërbon lojtarët në Europa League. Ndërpritet sfida…

Para
VIDEO/ Futet droni dhe tërbon lojtarët në Europa League. Ndërpritet sfida…

VIDEO/ Futet droni dhe tërbon lojtarët në Europa League. Ndërpritet sfida...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot mbahet vazhdimi i 38-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

Rinumërimi drejt fundit në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore, priten rezultatet përfundimtare

Pas luftës me Izraelin, Irani nis valë arrestimesh dhe ekzekutimesh për spiunazh

“Japoni: Rikthehet dënimi me vdekje ekzekutohet ‘vrasësi i Twitter-it’”

Shërbimet sekrete: Uraniumi i pasuruar i Iranit është zhvendosur para sulmeve

Los Angeles: Ndërron jetë kompozitori i famshëm Lalo Schifrin

SHBA-Izrael me qëndrim të përbashkët: Irani duhet të dorëzojë uraniumin

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.