30-vjeçari Esmerald Balla, i cili dyshohet se vrau të atin, Enver Ballën në Shënavlash të Durrësit, ka treguar para hetuesve se si nisi konflikti. Balla ka thënë se fillimisht ndodheshin në një makinë dhe kanë shkuar në stallën e tyre të deleve. Kur Enveri ka parë që delet ishin pa bari dhe filloi t’i bërtiste dhe ta fyente. Sipas tij, referuar dosjes hetimore, aty ka filluar konflikti që përfundoi me shkrepjen e armës, pasi i ati i tregoi që 75 milionë lekët e kursyera i ka gruaja me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime.
Sipas Esmeraldit, pistoletën e ka nxjerrë Enveri, por gjatë përleshjes arma është shkrepur dhe plumbi ka qëlluar babanë. Pas kësaj, ai tregon se e ka qëlluar edhe njëherë tjetër Enverin, duke e lënë pa shenja jete. Esmeraldi pasi kreu vrasjen, me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, Edison Brahaj, ka hedhur trupin e të atit në një pus në fshat. Ndërkohë sot Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën “arrest në burg” për Esmerald Ballën i cili dyshohet se vrau dhe hodhi në pus të atin, Enver Balla në fshatin Shënavlash. Po ashtu kjo gjykatë lanë burg dhe mikun e tij Edison Brahaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i Esmerad Ballës në këtë ngjarje.