16:52 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Dëshmia e gazetarit: Familja që më shpëtoi kur më hodhën në liqen pasi më torturuan (VIDEO)

23:21 | 13/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëshmia e gazetarit: Familja që më shpëtoi kur më hodhën në liqen pasi më torturuan (VIDEO)

Gazetari Bardhok Lala, i cili u rrah nga punonjës të SHIK-ut, tregon në intervistë për emisionin “Dritare me Rudinën” ditën e 28 majit ‘96, ku shumë njerëz e dinë të vdekur.

Pas 21 vitesh nga ngjarja, gazetari asokohe i gazetës “Dita Informacion”, tregon si e dhunuan në makinën e kuqe, më pas të zhveshur dhe gati pa jetë, e hodhën në Liqenin Artificial. Ata që e bënë, ishin  4 persona të paidentifikuar dhe të padënuar kurrë.

Bardhok, të kthehemi përsëri te ai moment, të cilin ti me të drejtë do ta fshish. Makina e kuqe…

Makina e  kuqe u nis. Me mua brenda. Nuk pyeta ku po shkojmë , sepse nuk më lanë kohë të flisja. Të katërt, përveç shoferit ishin në garë se kush do të më gjuante më shumë. Më njihnin sepse më drejtoheshin me emër. Njëri po më qëllonte shumë me tytë pistoletë dhe qëlloi edhe shokun e vet, pa dashje, sepse në makinë ishte shumë ngushtë. Tre ishin mbrapa dhe një para e të gjithë më gjuanin mua. Dhe u kthyem nga Presidenca, aty thashë se nuk do na linin të kalonim, por aty u hap trau, që  domethënë i njihnin. Ishin njerëzit e Presidentit. Sepse në zyrën e Presidentit, në atë orë, në atë kohë kritike, ishte Presidenti, ishte Sali Berisha. Nuk futej njeri që nuk njihej aty, kollaj. Dhe unë fajtor bëj vetëm atë, Berishën.

Pastaj çfarë kujton tjetër?

Makina kaloi para oborrit të Presidencës, më pas mbrapa dhe shkoi për te Liqeni Artificial. Aty ishte hapur gropa. Derisa shkuam te gropa, më kishin hequr rrobat në makinë, bluzën, këmishën, kanatieren, isha lakuriq, më hoqën pantallonat dhe kisha mbetur vetëm me mbathje. Ata më qëllonin, njëri  më kafshoi në krah, më shkulnin flokët e më gjuanin me tytën e pistoletës.

Nuk i kisha humbur ndjenjat, nuk i shikoja sepse isha me kokë poshtë. Por kjo nuk kishte asgjë të krahasuar me çfarë ndodhi më pas.

Më futën të zhveshur, vetëm me mbathje në gropë. Gropa ishte hapur vetëm për të qëndruar në këmbë. Po binte shi, njëri kishte nxjerrë letrën për të shkruar, tjetri po i mbante çadrën këtij, ndërkohë dy të tjerët më qëllonin me shkopa gome.

Dhe më bënin pyetje. Pyetjet e tyre ishin prej budallai. Më pyesnin a isha agjent serb. Unë nuk di asnjë fjalë në serbisht.

Pyetjet që më pyesnin ‘nga kush financohet “Koha Jonë”, me kë takohet Nikoll Lesi, me kë takohet ky e me kë takohet ai. Pyetje për “Koha Jonë”, që unë kisha kohë që isha larguar e nuk kisha më lidhje. Pyetje kot.

29 shkopinj gome i kam duruar në kokë. Ato i numërova, sepse  shkelmat dhe goditjet me shkopinj gome në trup, ishin aq shumë saqë nuk mund t’i numëroja. Gjithçka mund të ishin këta por oficera të inteligjencës nuk mund t’i quash. Aty ishin gjakatarë.

Më kërkuan edhe të  isha bashkëpunëtor i SHIK-ut. Nuk mbaj mend të kem pranuar ose jo, pasi nuk më kujtohet se çfarë kam thënë. Mu caktua që dy herë të çdo muaj të shkoja në x vend në Tiranë. Pas shkopit të 29, unë nuk mbaj mënd më asgjë. Por mbaj mend që e gjitha kjo zgjati për dy a tre orë, qëndruam gjatë te ajo gropë.

Fakti që nuk të qëlluan me plumb do të thotë që donin të të linin gjallë.

Absolutisht që po, do të shërbeja si shembull e të frikësohej media. Nuk e di çfarë plan kanë pasur. Por këtë bënë.

Në atë gjendje, më hodhën në liqen. Mbaj mend që më hodhën disa metra larg liqenit dhe që aty nuk mbaj mend më gjë. E mbaj mend pak pjesën e liqenit, pasi unë nuk di not.

Atje më kanë gjetur. Rastësisht. Nuk mund të flas për këtë familje, pasi kam frikë për ta e pak rëndësi ka se ku banojnë. Është një nga familjet më të njohura në Tiranë, ndër familjet më të nderuara tiranse. Siç e mora vesh më vonë.

Kanë kaluar 21 vjet dhe nuk kam folur për atë familje dhe nuk do të flas që më kanë shpëtuar. Ata janë një familje e dytë për mua dhe më tepër se familja ime.

Fakti që nuk tregon për familjen që të shpëtoi, tregon që ke frikë akoma?

Po. Nuk kam frikë për veten time, as për familjen time, dy fëmijët e mi, gruan e nënën time. Por për familjen që më shpëtoi, kam frikë prandaj nuk e tregoj. I jam shumë borxh.

Nga kush ke frikë?

Ajo PD që ka qenë, ajo është edhe sot. Është sërish Berisha. Sa të jetë gjallë ai, jo politikisht, por fizikisht, unë do të kem frikë.        (M.D/ Shuplaka)

 

 

Etiketa: gazetar
Pas

“Nga 1 deri në 10 sa mendon se do rinovohet kontrata e 1 prillit me LSI”, Rama jep notën e tij

Para

Sherr mes Mourinho dhe Conte, ndërhyn gjyqtari (VIDEO)

Para
Sherr mes Mourinho dhe Conte, ndërhyn gjyqtari (VIDEO)

Sherr mes Mourinho dhe Conte, ndërhyn gjyqtari (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Masat në Letoni për ndeshjen me Shqipërinë, bllokohet pjesërisht Sheshi i Lirisë

Serbia merr gati dy miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale, të blerë nga Franca

Detaje të reja nga masakra me 10 të vdekur në Austri, agresori vrau 7 nxënës shkolle. 6 nga viktimat janë femra

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi

KAS vendos të rinumërohen 126 kuti në Qarkun e Durrësit, shqyrtim edhe votave të diasporës

Policia e Shtetit forcon bashkëpunimin me BE-në! Proda pret përfaqësuesit e EU4LEA për fazën e re të projektit kundër krimit të organizuar

Deputetët braktisin mbledhjen! S’ka kuorum tek ‘Ligjet’, Ndreca ironizon kolegët socialistë: T’i presim sa të vijnë nga kafet

KAS vendos hapjen e ktuive të KZAZ nr.21 dhe nr.22 në qarkun Durrësit

Berisha denoncon “trenin bullgar” në Elbasan

Pamje tronditëse nga sulmi në shkollën e Grazit: Nxënësit fshihen mes të shtënave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.