Leo Nika i riu që vrau dy prindërit e tij dje në Durrës është shfaqur në gjendje të rënduar në dëshminë e tij në Polici.
Ai ka deklaruar se konflikti me prindërit ka nisur për çështje parash, por se ai nuk e mban mend momentin kur ka qëlluar mbi ta.
Sipas të riut gjendja e tij gjatë gjithë natës ka qenë e stresuar dhe se atij i duheshin paratë për të ikur sërish në Itali.
“Debati nisi për çështje parash. Kalova gjithë natën pa gjumë, i stresuar. Nuk e mbaj mend si qëllova mbi prindërit, më suheshin para për të shkuar në Itali”, është shprehur Leo Nika në dëshminë e tij në polici.
Kujtojmë se Nika prej kohësh jetonte në Itali dhe kthehej herë pas here në Durrës. Nga ajo që mësohet është se Nika po mbahet në mbikqyrje nga ana e Policisë pasi ekziston frika se mund të kryejë vetëvrasje.
Nika po ashtu mësohet se ka qenë i ndarë nga bashkëshortja e tij me të cilën ka pasur edhe një vajzë. Ato të dyja rrinin në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së Nikës.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post