16:56 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dëshmia e Naçit nxjerr zbuluar lidhjen e Tahirit me Habilajt, ish-ministri i zënë ngushtë, si e lëvdonte punën e inspektorit në Fier në 2013-tën

11:18 | 07/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëshmia e Naçit nxjerr zbuluar lidhjen e Tahirit me Habilajt, ish-ministri i zënë ngushtë, si e lëvdonte punën e inspektorit në Fier në 2013-tën

Dëshmia e oficerit të policisë Bledar Naçi hedh dritë në lidhje me marrëdhënien e Habilajve me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Naçi ka qenë një nga efektivët që kanë ndaluar makinën e Habilajve në Fier disa vite më parë.

Ai thotë se është kërcënuar nga Habilajt me fjalët ‘’Do ta shihni ç’do ju gjej, makina është e ministrit”.

Mirëpo të shohim si do të jetë reagimi i Tahirit në lidhje me këtë dëshmi të fortë të ish-inspektorit, a do të hedhë lum akuzash ashtu siç bëri me Zaganin?!  Vetë Tahiri ka thurur elozhe për Naçin në vitin 2013-të dhe këtë e ka bërë publikisht me një reagim të tijin në rrjetet sociale ku shkruante si më poshtë.

‘’ Sapo pata kenaqesine dhe nderin te telefonoja per te falenderuar personalisht Inspektorin e Rendit te Drejtorise se Policise se Qarkut Fier, Z. Bledar Naci per kurajon dhe vendosmerine e treguar ne parandalimin e rrembimit te nje vajze te mitur ne qytetin e Fierit. 
Nuk kam fjale te pershkruaj shqetesimin e te emes se vajzes se vogel. Komunikova personalisht dhe ndjeva friken e prindit por edhe kerkesen per drejtesi ne cdo fjale te saj. 
Fatmiresisht, nje tragjedi u parandalua fale Bledarit.
Faleminderit Bledar! Sot je shembull per te gjithe efektivat e Policise se Shtetit. Djem si ti i bejne nder Policise dhe na japin shpresen se ky vend mund te behet vertete vendi ku mbizoteron paqja, forca e ligjit dhe drejtesia. 
Krenar per ty dhe djemte si ti ne Policine e Shtetit!”, shkruante Tahiri në 2013-tën.

Po tashmë a nuk është akoma shembull inspektor Naçi?! Vetëm një vit pas falenderimit publik nga ana e Tahirit, ai u burgos me pretekstin e korrupsionit, po pas zbardhjes së dëshmisë së sotme ngrihet pyetja: të ketë qenë vetëm kjo?! Sot Naçi ka fituar azil politik në Zvicër së bashku me familjen e tij. 

(E.K/FAXWEB) 

 

Etiketa: bledar nacideshmianacisaimir tahiritahiri
Pas

Dylgjeri ”flakë për flakë” Lu-së: Ç’është ky objektiv kalendarik deri në janar?! Shteti punon çdo ditë!

Para

Ylli Manjani: Mjegulla e Reformës fiks për ujqërit e Rilindjes

Para
Ylli Manjani: Mjegulla e Reformës fiks për ujqërit e Rilindjes

Ylli Manjani: Mjegulla e Reformës fiks për ujqërit e Rilindjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Kriza humanitare në Gaza dhe përpjekjet për armëpushim, i dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun

Ministri i Jashtëm francez: Sistemi i ndihmës së Fondacionit Humanitar në Gaza ka krijuar një masakër të vërtetë

Gjermania: Procesi për njohjen e shtetit palestinez duhet të fillojë tani, por vonon marrja e vendimit

50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit: Ministri Hasani në Konferencën e Nivelit të Lartë në Finlandë

‘Berlini e ka humbur durimin me Izraelin’, ministri i Jashtëm gjerman: Duhet të nis procesi për njohjen e shtetit palestinez

Kosovë, ministrja Hajdari mbrohet sërish në heshtje për rastin e rezervave shtetërore

‘Pandora’/ Aksioni i SPAK në bashkëpunim me autoritetet në Gjermani, zbulohet Call Center-i që mashtronte shtetas gjermanë, arrest me burg për pesë shtetas

Ukraina rikthen pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

Kallëzimi i PD për Irena Gjokën/ Dumani: Duhet të provohet fakti penal, më pas bëhet regjistrimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.