01:12 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Dëshmia shokuese e vajzës 13-vjeçare: Babai më prek në vende intime

09:10 | 19/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëshmia shokuese e vajzës 13-vjeçare: Babai më prek në vende intime

Në pranga ka rënë ditën e djeshme nga policia e Durrësit një 56- vjeçar, i cili është denoncuar nga vajza e tij 13 vjeçe për ngacmim seksual. Bëhet fjalë për Qemal Lushin dhe banues i lagjes nr.14 të këtij qyteti. Lushi është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar të bijën e mitur me iniciale L.L shkruan një portal online.

Detaje:  “Ndaj Qemal Lushit ka bërë kallëzim vajza e tij e mitur, shtetasja L.L., 13 vjeçe, e cila pohoi se babai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme”, bëri të ditur Policia. Grupi hetimor dhe Mjekësia Ligjore kanë dalë në përfundimin se vajza nuk rezulton e defloruar dhe se veprimet e të atit 56- vjeçar kanë shkuar deri në prekje të trupit të saj, si dhe dhunë psikologjike. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, fillimisht vajza, nxënëse e klasës së shtatë, ia ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës ku ajo mëson. Menjëherë më pas, psikologia ka vënë në dijeni drejtuesit e shkollës dhe kanë qenë këta të fundit që kanë bërë kallëzimin në komisariatin e Policisë së Durrësit, bashkë me vajzën 13-vjeçare.

 Dëshmia: “Ka rreth një vit që babai më ngacmon seksualisht. Në momentet që ndodhemi vetëm në shtëpi, ai tenton të më prekë në vende intime, duke kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale. Kam frikë të qëndroj vetëm me babain në shtëpi, pasi mendoj se sapo të gjejë mundësinë do të më përdhunojë. Më ka kërkuar të mos i tregoja askujt për veprimet e tij. Personave të tjerë të shtëpisë kisha turp t’u tregoja, prandaj fola hapur me psikologen e shkollës, e cila më ndihmoi të bëj denoncim në polici”, ka treguar vajza për hetuesit që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Nga ana tjetër, 56-vjeçari ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga vajza e tij, duke i konsideruar sajesa të së bijës. Por kjo nuk është e vetmja akuzë që rëndon ndaj 56- vjeçarit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një armë zjarri pistoletë, e modifikuar, si dhe 4 fishekë çifteje, të cilat i mbante pa leje. Policia tha se Qemal Lushi do të përballet me drejtësinë tashmë për tri vepra penale, “vepra të turpshme”, “prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “dhunë në familje”. (J.V/Shuplaka)

 

 

po

Etiketa: babaie miturangacmim seksual
Pas

Orteku godet hotelin në Itali, ekipet e shpëtimit: “Ka shumë të vdekur” Pushuesit e vegjël alarm përmes whatsapp-it

Para

Është vetëm 13-vjeç po shqiptari shkruan romane erotikë, njihni historinë

Para
Është vetëm 13-vjeç po shqiptari shkruan romane erotikë, njihni historinë

Është vetëm 13-vjeç po shqiptari shkruan romane erotikë, njihni historinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.