10:58 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dëshmia tronditëse e djalit: Profesori Agron Bego dhe kolegu i tij bënin seks me të njëjtën vajzë njëri pas tjetrit

21:45 | 18/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëshmia tronditëse e djalit: Profesori Agron Bego dhe kolegu i tij bënin seks me të njëjtën vajzë njëri pas tjetrit

Të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier.

Emisioni “Stop” transmeton me zë dhe figurë rrëfime të ish-nxënësve të kësaj shkolle, që implikojnë profesorin e kantos Agron Bego, por edhe disa kolegë të tij, të së njëjtës shkollë.
Dëshmia e parë vjen nga një djalë i cili tregon sesi ka funksionuar mekanizmi i ngacmimeve seksuale dhe si e mbronin njëri-tjetrin mësuesit e liceut të Fierit, duke u përfshirë edhe bashkarisht në afera seksuale me nxënëset.
Një javë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e mësuesit Agron Bego. Ky i fundit ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i tregoi se kishte punuar edhe zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të “99-tave”.

Madje profesori Bego e “këshillonte” vajzën të mos bënte seks me bashkëmoshatarë, pasi ata nuk dinë të bëjnë seks. Në fund ai pohonte se e kishte dashnoren më të re se vajza në fjalë.

Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e arrestit “burg pa afat”. Ai u pezullua nga shkolla dhe rasti po hetohet nga prokuroria.

Rrëfimi i djalit:

Djali-Kam qenë student i liceut “Jakov Xoxa”dhe sapo pashë emisionin, denoncimin e profesorit Agron Bego, ndjeva që dhe unë të flisja diçka për ato që di, asgjë më tepër.

Saimiri– Je i gatshëm, që të gjitha këto që të më thuash këtu t’i thuash përpara organeve?

Djali –Çdo gjë që them.

Saimiri– Domethënë mban përgjegjësi të plotë për këto që thua?

Djali– Po, pa pikë pa presje, pa shtuar asnjë lloj gjëje.

Saimiri –Dakord! Më trego ca detaje nga të gjitha ato, që ti do t’i tregosh, ngjarje… ndoshta të vajzave, jo nuk dua emra konkretë, për të mos i rënduar ato, po të pedagogëve dhe të profesorëve, që ishin atje domethënë? Çfarë di më tepër se kaq?

Djali-Di, që ata kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin… disa vajzave që i kishin marrë në duar po themi… që i kanë pas të tyret dhe me presionet që kanë bërë… kanë abuzuar seksualisht me to.

Saimiri– Kanë ndodhur abuzime seksuale?

Djali– Po, po, po! Dheeee…

Saimiri-Ti ke.. ti ke qoftë dhe një rast të vetëm të një femre, që ka ndodhur kjo?

Djali– Po është një rast shumë banal, që mua më ka ngelur në mëndje sot e kësaj dite. Nuk e harroj dhe s’besoj ta harroj ndonjëherë. Ka qenë rasti i një vajze, i cili, profesor Agroni, mbasi mbaronte punën e vet, punë me vajzën, i jepte çelësat një profesori tjetër.

Saimiri-Thua për abuzimet seksuale? Po…?

Djali-Dhe i thoshte që shko se e ke shtëpinë vetëm…!

Saimiri-Kishte shtëpi, ambiente me qira?

Djali-Kishte shtëpinë e tij.

Saimiri-Kishte shtëpinë e tij…

Djali-Edhe ky shkonte dhe….

Saimiri-Sa vjeç ishte vajza, domethënë në çfarë viti?

Djali-Diku 16-17 vjeçe….

Saimiri-Ti e di emrin e kësaj vajzës, po?

Djali-Po patjetër! Hëëëë histori tjetër… Pothuajse gjysma e stafit ka qenë… ka qenë e tillë… Drejtori… kam rastis… një rast, që drejtori fuste duart ëëë…

Saimiri-Drejtori i shkollës thua?

Djali-Po profesoreve të tjera… profesoreve të tjera.

Saimiri-Në mes të stafit të tyre… stafit pedagogjik?

Djali-Kam rastis me një shokun tim, shok të klasës në korridor… e kam parë… kam parë ato veprimet e s’më ka ardhë mirë… Edhe kam pas raste, që dy profesorë, mundësisht janë edhe binjakë…

Saimiri-Japin mësim aty sot në lice ato?

Djali-Po, po, janë sot atje… prisnin vajzat, që të dilnin nga shkolla dhe bënin xhiro me makinën e tyre dhe i ngacmonin, hidhnin fjalë nga makina.

Saimiri– Domethënë, mbas orës së mësimit ishin…?

Djali– Mbas orës së mësimit, po. Ne njëherë e bëmë të madhe, për atë vajzën, që të fola pak më parë.

Saimiri– Ëhë…

Djali-Për atë, që abuzonin të dy, e bëmë të madhe në staf, e hapëm…

Saimiri– Pra është diskutuar… domethënë kohë më parë kjo histori?

Djali– Po, por të gjitha thoshin, që hesht! Më kupton?

Saimiri– Pra, profesorët ju thonin, që mos flisni?

Djali– Vetë stafi na thoshte: mos flisni!

Saimiri– Po thua për stafin pedagogjik, për mësuesit?

Djali– Po, po, po!

Tv Klan

Etiketa: deshmi tronditeseskandal ne shkolle
Pas

Trondit Aishe Haklaj: Fatmiri u tradhëtua nga bashkëshorti im, u ble me para nga armiqtë

Para

VIDEO/ Nuk i’u binden urdhërit për të dalë nga palestra, Policia Bashkiake nxjerr me forcë në qiell të hapur 9 familje

Para
VIDEO/ Nuk i’u binden urdhërit për të dalë nga palestra, Policia Bashkiake nxjerr me forcë në qiell të hapur 9 familje

VIDEO/ Nuk i'u binden urdhërit për të dalë nga palestra, Policia Bashkiake nxjerr me forcë në qiell të hapur 9 familje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Botërori/ Ndeshja me Serbinë, më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta! FSHF: Çdo tifoz duhet të ketë kartë identiteti për hyrjen në stadium

Emri/ Arrestohet 22-vjeçari në Durrës, i sekuestrohen disa doza kokaine të bëra gati për tu tregtuar

Informacion për publikun në lidhje me procesin e shitjes së biletave, Shqipëri – Serbi

Emri/ Arrestohet etiopiani 31-vjeçar, kryente trafik të emigrantëve të paligjshëm në pikën kufitare të Qafë Botës

Vlorë/ Mbeti në det të hapur, pasi gomonia i pësoi defekt, policia i vjen në ndihmë një personi

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Rezonon fuqishëm me kauzat tona dhe me gjendjen e Shqipërisë

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata: Të zbatohet ligji në proces

Tragjedi në Francë/ 17-vjeçari vritet me thikë gjatë festimeve për fitoren e PSG-së

Shemben urat në 2 rajone ruse në kufi me Ukrainën, 7 të vdekur

Kaos në Paris pas fitores së Champions, kryeqyteti në flakë, 294 të arrestuar dhe 4 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.