Ditën e djeshme 20-vjeçari Enea Ferko nga Fieri vrau veten me fostoksinë. Ndërkohë që tronditëse është dëshmia e dhënë nga një shoku i tij.
Ai thotë se Eneo punonte në një rrobaqepësi, ndërsa në momentin që kishte pirë kokrrën ia kishte dërguar me video ish-të dashurës së tij dhe ajo nuk kishte reaguar.
Miku i tij rrëfen po ashtu orët e tmerrit ndërsa Eneo luftonte për jetën në Spitalin e Fierit pa mundur dot të mbijetonte.
“Eneo punonte në një rrobaqepësi dhe në mëngjes e ngre mamaja për në punë, por ai i tha se ishte i lodhur dhe nuk shkoi në punë.
Ndërkohë e ëma iku vetëm dhe në drekë, kur erdhi nga puna e gjeti në shtëpi. I dha lekë për të paguar dritat. Ai iku të paguante dritat dhe rrugës blen dhe helmin. Duke shkuar për në shtëpi, afro 50 metra, e pi një kokërr.
Ndërkohë që ishte duke fol me Edlirën, pi kokrrën, i dërgon videon Edlires dhe shkon në shtëpi. Rreth orës 13:00 në drekë i tregon direkt mamasë që e piu se nuk e shtynte dot më. E merr e ëma me urgjencë dhe e çon në spital brenda 15 minutave. Në orën 3:30 të mëngjesit dha shpirt”, – rrëfen miku i Eneos për ‘JOQ”.
Ai gjithashtu bën me dije se Edlira është rreth 17-vjeçe, e ka një mesazh për të:
“Eneo, vellai jon, zgjodhe rrugen me te padrejte per ty dhe per ne. Zgjodhe fostoksinen o vella per Edliren tende. Po si nuk e kuptove? Si nuk na u hape per ate te perdale, per ate femer pa shpirt qe i kishe derguar dhe videon o drite!
Si nuk beri asgje ajo per ty o yll, por shijonte pamjet kur ti pije ate helm! Edlira C., nga Peqini, ti mund ta ndalje kete njeri. Ishe pikerisht ti ajo qe mund ta mbaje vellain tone ne jete. Ndoshta je e lumturuar, ndoshta e pikelluar, por nga une ke kete mesazh: “Mos pafsh dite te bardhe nga ky moment dhe mos vazhdo te maresh jete femijesh nga 20 vjec”. Te qofte dheu i lehte Eneo, o vella i vogel”, vijon më tej rrëfimi i tij.
(E.K/SHUPLAKA)