17:36 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Dëshmitarët okularë të shokuar, polici amerikan vret burrin e paarmatosur (Video)

12:02 | 29/03/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëshmitarët okularë të shokuar, polici amerikan vret burrin e paarmatosur (Video)

Një polic amerikan ka vrarë një burrë të paarmatosur i cili po ecte rrugës me pantallonat gjysmë të zhveshura, kurse familjarët e tij pretendojnë se gjithçka duket si një “vrasje me paramendim”.

Në videon e kamerës së policisë, shfaqet 34-vjeçari Danny Ray Thomas duke ecur në drejtim të policit në një rrugë në Houston të Teksasit, dhe më pas qëllohet për vdekje, transmeton Telegrafi.

Polici Cameron Brower disa herë kishte bërtitur “shtriju në tokë” para se të fillonte të shtinte në drejtim të viktimës, kurse raportohet se polici dhe viktima janë afro-amerikan.

Familjarët e Thomasit pretendojnë se ai vuante nga depresioni pasi i janë vrarë fëmijët. Motra e Thomasit, Kit Thomas Smith ka kërkuar nga politikanët që të ndërmarrin urgjentisht diçka lidhur me brutalitetin e policisë.

Sipas saj, ajo çfarë ka parë në këtë video i ngjan me një “vrasje me paramendim”.

“Shihet qartë se po ecte i qetë, dhe në asnjë moment nuk po vraponte në drejtim të policit me qëllimin që ta lëndojë”, ka shtuar ajo.

Policia e Houston në një komunikatë të lëshuar për media, ka njoftuar se si Thomas “kishte e ecur në një udhëkryq”, kur Brower hasi në të duke mbajtur pantallonat në fund të këmbëve, dhe duke folur me vete e duke i goditur veturat që po kalonin.

“Thomas kishte goditur një veturë të bardhë, ku si rezultat shoferi i saj ishte ndalur që të konfrontohet fizikisht me të dyshuarin”, thuhet në ndër tjera në komunikatë.

Zëvendës sherifi ka bërë të ditur se si polici kishte parë viktimën, dhe kishte ndalur veturën për të ndërhyrë.

“I frikësuar për sigurinë e tij, Brower nxori revolen dhe ia drejtoi Thomasit në gjoks”, ka shtuar zëvendës sherifi.

Megjithatë, videoja e filmuar nga kalimtarët e rastit, zbulon reagimet e këmbësorëve dhe atyre që po e prisnin autobusin. Ata fillimisht kishin qeshur duke menduar se polici do të përdorë revolen elektrike.

Por, kur dëgjuan të shtënat, ata filluan të bërtasin dhe dëgjohen duke thënë: “A e qëlloi burrin? Pse e bëri këtë? Si mund të vritet një njeri në mes të rrugës?”

Sipas të afërmve të viktimës, partnerja e Thomasit i kishte vrarë dy fëmijët e tij në vitin 2016 derisa ai po vuante dënimin në një burg për shkak të “posedimit të lëndëve narkotike”.

 

 

Etiketa: Polici amerikan vret burrin e paarmatosur
Pas

Rebelohen të përndjekurit kundër Bashës: Preve në besë Kreshnik Spahiun

Para

Si po ripen dy herë shqiptarët, Basha-Ramës: Llapaqen i batutave, re me këmbët e tua brenda!

Para

Si po ripen dy herë shqiptarët, Basha-Ramës: Llapaqen i batutave, re me këmbët e tua brenda!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në Shashicë/ Flakët përhapen me shpejtësi në Bypass-in e Vlorës

Polonia i thotë “ndal” emigracionit të paligjshëm, protesta në disa vende europiane

EMRI/ Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor dhe mbetet i bllokuar nën të

Irani dhe Rusia organizojnë stërvitje të përbashkët në Detin Kaspik

Helmohet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Indonezi/ Anija me 280 persona në bord shpërthen në flakë, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth dhe lirimi i hapësirave publike, Rama ‘rikthehet’ para publikut: Nesër këtu!

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Të paktën 67 palestinezë humbën jetën në Gaza, u sulmuan ndërsa prisnin ndihma humanitare

Edi Rama ndan pamjet pas pastrimit të hapësirës publike në zonën e “Deliorgjit” në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.