Ekzekutimi i 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie pas mesnatës më 8 Dhjetor u shoqërua me një sërë hetimesh për të zbardhur ngjarjen. Publikimi i pamjeve filmike nxori një tjetër dëshmitar përveç kolegut të policit Nevaldo Hajdaraj, i cili është lënë në arrest me burg”.
Ata ishin duke kontrolluar automjetin tip “Chevrolet” kur Hajdaraj filloi të ndiqte 25-vjeçarin Rasha derisa e qëlloi për vdekje. Personi që ndodhej në automjet pritet të jetë dëshmitari kyç që ka parë vrasjen me sytë e tij.
Të dy efektivët e harruan automjetin dhe u larguan për të neutralizuar të riun e ndjerë ndërsa ai qëndroi në makinë duke i pritur. Shoferi mund të zbardhë detaje rreth ngjarjes pasi doli nga automjeti vetëm kur dëgjoi të shtënat dhe u afrua pranë vendit ku Rasha ishte ekzekutuar.
Dëshmia e tij do të ketë ndikim në dënimin e efektivit të forcave “Shqiponja”, ndërsa deri tani Prokuroria ka hedhur poshtë pretendimet se ka pasur përleshje fizike pasi nuk janë konstatuar shenja dhune. Kjo do të ndryshojë kualifikimin lígjor të veprës pènále të kryer nga efektivi Nevaldo Hajdaraj.
(A.M/Faxweb.al)