Fqinjët e 71-vjeçarit që terrorizoi një ditë më parë Elbasanin shprehen se u ndjenë shumë të frikësuar nga reagimi dhe kundërpërgjigja me armë zjarri e Lefter Zhidrus.
Një pjesë perj tyre deklarojnë se nuk e njihnin pasi ai nuk ishte banorë vendas, por qirazhi, ndërkohë që shtojnë se bashkëshortja e tij duhet të kishte punuar me strukturat e policisë dhe të kërkonte ndihmë më parë që kjo ngjarje mos të ndodhte.
“Shumë keq e përjetuam. Mbas ngjarjes çdo gjë u normalizua. Duhet të punonin strukturat më parë me të edhe e shoqja duhet të ishte më afër strukturave dhe të kërkonte ndihmë. Mediat nuk kanë faj sepse bëjnë punën e vete.
Nuk e kemi njohur fare se ka qenë qiraxhi. Ishte një ngjarje shumë e frikshme dhe shumë trishtuese. Nuk duhet të ndodhte. Se njoh, u terrorizuam.”- thonë banorët.
Kujtojmë se Zhidru u vra pas 5 orësh rezistencë duke mos iu bindur thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim ai është vrarë pas përplasjeve me armë.
Pak para se të vritej ai kishte nisur të qëllonte mbi forcat RENEA, dhe nuk i bindej thirrjeve për dorëzim, duke qëlluar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa në fund policia arriti të hapte derën me shpërthim.
Forcat RENEA e vranë 71 vjeçarin Lefter Zhidri sepse ai qëlloi për të vrarë policët. Plumbat e kallashnikovit goditen mburojën antiplumb të policisë që u afrua. Pasi plumbat goditën policët u dha urdhri për ta ekzekutuar 71-vjeçarin.