Mjeku urolog Artan Koni është marrë sot në pyetje nga SPAK për koncensionin e sterilizimit që ka miratuar kohë më parë Ministria e Shëndetësisë, dhe sipas tij ka qenë me kosto të fryra.
Koni tha se në Prokurori ka dhënë detaje lidhur me kostot e koncesionit, por i mbetet prokurorisë që të gjejë përgjegjësit.
“Sot Prokuroria më thirri si një nga kallëzuesit e këtij koncesioni, si ekspert i fushës që jam, i dhashë detaje si është bërë ky koncension.
Nuk mund të them çdo detaj, pasi përbën secret hetimor,i shte një deklaratë për të ndihmuar prokurorët sesi bëhet llogaritja e sterilizimit në fushën e mjekësisë. I mbetet prokurorisë që të vlerësojë nëse ka pasur korrupsion, dhe baza kryesore janë kostot ekonomike që i janë shkaktuar shtetit shqiptar.
Është prokuroria që duhet të bëjë sot llogaritjet kostove të dëmit që u janë shkaktuar qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Koni.
Koncesionari i strelilizimit “Sani Service” po merr më shumë para sesa janë parashikuar. Sipas statistikave gjatë 2018 janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale për të cilat shteti i ka kaluar koncesionarit 17 milionë euro, ose 3.6 milionë më shumë sesa parashikimi.
Dhe nisur nga kjo ministria bën kërkesën absurde: në vend që të negociojë ulje çmimesh me privatin, i thotë mjekve operoni më pak të sëmurë, sikur kjo të ishte një çështje dëshirash.
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar dy prokurorë të Njësisë Antikorrupsion që do të merren me padinë e depozituar nga Nisma Thurrje lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit.
Në ditët në vijim pritet të merret në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqaj.