E pranishme sot në Komisionin Hetimor për CEZ ka qenë ish-Avokatja e Shtetit, Ledina Mandia, e cila ka folur fillimisht për largimin e saj nga kjo detyrë dhe më pas për konfliktin me CEZ.
Ledina Madia bëri me dije në fillim të dëshmisë së saj në Komisionin për CEZ se më 10 janar 2010 kaloi në pozicionin e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, në 2013-ën është shkarkuar nga pozioni dhe në Shtator 2014 është larguar përfundimisht nga Avokatura e Shtetit.
Lidhur me konfliktin, e pyetur nga bashkëkryetari Spaho se nga çfarë nisi konflikti i shtetit shqiptar me CEZ dhe a pati kontakte, ish-avokatija Mandia u përgjigj:
“Në vitin 2012 është kërkuar kontraktimi i një studio ligjore për të ndjekur mosmarrëveshjet. Ngritja e kësaj studio ligjore është rekomanduar nga Banka Botërore. Më pas gjërat janë qartësuar sepse është ngritur një grup pune ku kam bërë pjesë edhe unë, aty jam vënë në dijeni edhe për problematikat.”, është shprehur ajo fillimisht.
Në deklaratën e saj për CEZ, ajo u shpreh në vijim për zhvillimin e një takimi në Vjenë më 4 Dhjetor 2012 dhe kërkesën e CEZ-it që Shqipëria të mos përfshihej në konfliktin me DIA-n. Ajo ka rrëfyer se shkak i fillimit të konfliktit është bërë ndërprerja e energjisë elektrike më 16 nëntor 2012 dhe mos bërja e investimeve, mospërmbushja e kontraktimeve.
“Kompania CEZ kërkonte 300 milionë euro dhe daljen nga Shqipëria. Domethënë blerje të aksioneve me 1 euro nga shteti shqiptar dhe më vonë edhe likudimi prej një vlerë 300 milionë euro. Ndërsa nga pala shqiptare është shtruar në një platformë tjetër që duhet të shkonte edhe më tutje në mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore që vinin nga kontrata e privatizimit, duke iu referuar mosbërjes së investimeve, borxhit të keq, mos mbledhjes së faturave.
Pas diskutimeve është dërguar me shkrim edhe kundërpropozimi por nuk ka pasur asnjë përgjigje por vetëm deklarata me shtyp që ne do të tërhiqemi nga Shqipëria.”, është shprehur në vazhdimësi Mandia.
E pyetur nga Edmond Spaho nëse “është prekur çështja e DIA-s në takimin e 4 dhjetorit 2012”, ish-Avokatja e Shtetit u shpreh:
“CEZ ka thënë se kjo çështje na takon neve dhe i kërkoi palës shqiptare që të mos ndërhynte.”, është përgjgjur Mandia.
“Pra ju po thoni se qeveria ka marrë përsipër vetë konfliktin me DIA-n? Ju po thoni që CEZ ka kërkuar të mos ndërhyhet. CEZ ka insistuar që DIA nuk ka lidhje me shtetin shqiptar. E keni vënë në dijeni ministrin Gjiknuri?”, ka pyetur Spaho.
“Po e kam vënë në dijeni ministrin e Energjetikës, jo vetëm për këtë çështje, por për çdo çështje.”, ka deklaruar Mandia.
Deputetja e PS: Çdo dëshmi që ju bëni dhe është e rreme procedohet penalisht. A keni patur ju detyrimin që t’i tregoni Gjiknurit në lidhje me faktin se konflikti CEZ-DIA nuk i përkiste si detyrim shtetit shqiptar. Keni ju një dokument?
Mandia: Grupi i punës drejtohej nga Haxhinasto.
Deputetja e PS: Ju thoni që detyrimi është 500 milionë? Pra ka pasur procesverabal?
Mandia: Procesverbali nuk më është vënë asnjëherë në dijeni dhe është detyrim i Ministrisë së Energjisë.
Deputetja e PS: Haxhinasto ka thënë se ka një procesverbal të këtij takimi ndërsa Zoti Gjiknuri ka thënë që nuk ka një procesverabal.
Mandia: Kjo nuk është çështja ime.
Deputetja e PS: Propozimi i CEZ ishte që nëse shkonim në arbitrazh përfitonin 500 milionë Euro. Ju thatë që e vura në dijeni pa sjellë asnjë material që ta vërtetojë këtë, kur referoni duhet të keni patur matërialet përkatëse. Keni një material zyrtar që ju keni vënë në dijeni ministrin Gjiknuri? A keni ju detyrimin ligjor që ta dorëzonit një dokument?
Mandia: Unë kam patur detyrë të bëj koordinimin e institucioneve. Ja kam ngritur si problem Ministrit.
Deputetja e PS: Kishit detyrim të lajmëronit me shkrim ministrun. Për rastin CEZ-DIA keni vënë ju në dijeni me shkrim?
Mandia: Është bërë bisedë dhe është dërguar një email.
Deputetja e PS: Keni patur ju detyrim, të informoni shtetin shqiptar që nuk kishte detyrime për çështjen DIA? Ministri është informuar.
Vijon
(XH.A/SHUPLAKA)