Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dështuar të krijojë qeverinë e re pasi koalicioni i ri mes partisë së Angela Merkelit CDU me Partinë e të Gjelbërve dhe me partinë probiznesore, Demokratët e Lirë (FDP) nuk ka arritur të krijohet.
Megjithatë pqër Merkelin ka një mundësi që të qëndrojë në pushte, duke krijuar një qeveri minorance. Por ka qenë vetë kancelarja gjermane e cila u shpreh skeptike në lidhje me këtë.
Ajo tha se preferon më mirë që të shkojë në zgjedhje të parakohshme se sa të krijohet një qeveri e tillë.
“Zgjedhjet e parakohshme do të ishin rruga e preferuar”, tha ajo për kanalin televiziv ARD.
Merkel tha në televizionin gjerman gjithashtu se ajo është e gatshme të kandidojë përsëri.
Ajo tha se ishte”një grua e cila ka përgjegjësi dhe është e përgatitur të marrë përgjegjësi në të ardhmen “.
Presidenti i Gjermanisë më parë i bëri thirrje partive politike të rifillojnë përpjekjet për të ndërtuar një qeveri koalicioni pas një takimi me Merkelin. “Unë pres që partitë të formojnë qeverinë e re”, duke shtuar se partitë kishin një përgjegjësi që “nuk mund t’i kthehen thjesht votuesve”. (B.H/Faxweb)