10:09 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dështimi i hapjes së negociatave, reagon Ambasada amerikane: Jemi të zhgënjyer…

09:22 | 19/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zv.ambasadori amerikan mesazh para largimit: Kam besuar se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur, sot…(Video)

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar ditwn e sotme për dështimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në Facebook, Ambasada ka shpërndarë deklaratën e bërë mbrëmë nga Departamenti Amerikan i Shtetit duke treguar kështu se gjithashtu mbështet dy vendet.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantik dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë,” thuhet në postim.

Reagimi i plotë:

Konkluzionet e Këshillit Europian për Zgjerimin – Deklaratë e Morgan Ortagus, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit

Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantik dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar. I nxisim të dy vendet të mbeten të palëkundur në ndërtimin e shoqërive transparente, të bazuara në rregulla dhe demokratike që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë me partnerët europianë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Etiketa: ambasada amerikane
Pas

FOTO+VIDEO/ Banesa u përfshi nga flakët, si arriti të shpëtonte gruaja me 3 fëmijët e mitur

Para

Butrinti me PPP/ Moikom Zeqo: Një akt i pastër anti-kulturë dhe anti-shkencor

Para
Butrinti me PPP/ Moikom Zeqo: Një akt i pastër anti-kulturë dhe anti-shkencor

Butrinti me PPP/ Moikom Zeqo: Një akt i pastër anti-kulturë dhe anti-shkencor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Francë/ 17-vjeçari vritet me thikë gjatë festimeve për fitoren e PSG-së

Shemben urat në 2 rajone ruse në kufi me Ukrainën, 7 të vdekur

Kaos në Paris pas fitores së Champions, kryeqyteti në flakë, 294 të arrestuar dhe 4 të plagosur

Dosja “Partizani” në Gjykatën e Posacme, shorti për trupën gjykuese këtë të hënë

Itali/ Me 8 kg kokainë të pastër në makinë, karabinierët prangosin shqiptarin! E tradhtoi nervozizmi

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Ekspertët i konsiderojnë masa “shkatërruese” për Kremlinin/ Çfarë pritet nga sanksionet e reja të Trump ndaj Putin dhe si do të “goditet” ekonomia ruse

Wadephul: Shqyrtim i furnizimeve me armë për Izraelin

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

Nga Mirdita në Bruksel e deri në Lezhë, hakmarrja mes dy fiseve! Këta janë vëllezërit Kaza, dy prej tyre të vrarë brenda një viti, njëri i dënuar me 22 vite burg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.