16:07 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dështimi i Kosovës për tu bërë pjesë e INTERPOL-it, Haradinaj i zhgënjyer thellë. Reagon dhe SHBA: Tani më shumë se kurrë…

11:08 | 20/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dështimi i Kosovës për tu bërë pjesë e INTERPOL-it, Haradinaj i zhgënjyer thellë. Reagon dhe SHBA: Tani më shumë se kurrë…

Pas dështimit të Kosovës për t’u pranuar në Interpol ka reaguar edhe kryemininistri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë për këtë votim pasi thotës e Kosovës i është pamundësuar të jetë pjesë e familjes botërore të Policisë, që lufton krimin transnacional.

“Sot, Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, në sesionin e saj të 87-të votoi kundër anëtarësimit të Policisë së Kosovës në këtë organizatë.Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e saj të thellë që Kosovës i është pamundësuar të jetë pjesë e familjes botërore të Policisë, që lufton krimin transnacional.Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik.Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti.Qeveria e Republikës së Kosovës, falënderon të gjitha shtetet që votuan për, si dhe të gjithë ata që u përpoqën ta ndihmojnë Kosovën në këtë proces të rëndësishëm.Kosova do të vazhdojë konsolidimin e institucioneve të saj dhe në një të ardhme shumë të afërt do të jetë edhe anëtare e plotë e INTERPOL-it”, shkruan ai.

Dështimin e Kosovës pët tu anëtarësuar në INTERPOL e ka komentaur edhe ambasada e SHBA në Kosovë.

Në këtë reagim thuhet se Policia e Kosovës është institucion i integruar plotësisht dhe i aftë, që ka dëshmuar qartazi se ka ndihmuar në shpërbërjen e rrjeteve ndërkombëtare terroriste, të krimeve kibernetike, narkotikëve, armëve dhe të trafikimit me qenie njerëzore.

Gjithashtu thuhet se do të vazhdojnë të mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE’së. E për të arritur këtë duhet të shmanget provokimet e mundshme dhe tani “më shumë se kurrë, të dy palët duhet ti shpejtojnë përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje për normalizimin e plotë”.

Reagimi i plotë i ambasadës amerikane

Policia e Kosovës është institucion i integruar plotësisht dhe i aftë, që ka dëshmuar qartazi se ka ndihmuar në shpërbërjen e rrjeteve ndërkombëtare terroriste, të krimeve kibernetike, narkotikëve, armëve dhe të trafikimit me qenie njerëzore. Shumica e vendeve e kanë parë këtë gjë dhe e kanë mbështetur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, përkundër fushatës, të udhëhequr nga Serbia, për t’iu bërë presion vendeve për ta kundërshtuar kërkesën e Kosovës. Mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL kurrë nuk ka qenë për pranimin e pavarësisë së Kosovës, por për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit dhe për të mbyllur një boshllëk kritik të sigurisë në Ballkan. Me këtë rezultat, të gjithë humbasim.

Ne vazhdojmë fuqimisht ta mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të mundësuar nga BE-ja. Tani më shumë se kurrë, të dy palët duhet ti shpejtojnë përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje për normalizimin e plotë, që është mënyra e vetme për të dy vendet për të ecur përpara në rrugëtimin e tyre për anëtarësim në BE. Të dyja, Serbia dhe Kosova duhet ta kuptojnë se rrugëtimi i tyre drejt të ardhmes evropiane shkon përmes normalizimit. Për ta arritur këtë, i nxisim të dy vendet që ti shmangin provokimet dhe të punojnë së bashku për arritjen e një ujdie.

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: haradinajinterpolkosovashba
Pas

Thyhen zyrat e katër institucioneve të rëndësishme në Kukës, ja çfarë u vodh

Para

Shtyhet seanca e përballjes Basha-Balla, ja pse mungonte kreu i grupit të PS-së

Para
“Toyota Yaris”/ Balla dhe Basha përballë njëri-tjetrit në Gjykatë, zbulohet data e seancës së parë!

Shtyhet seanca e përballjes Basha-Balla, ja pse mungonte kreu i grupit të PS-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

IPA III/ BE i jep Shqipërisë 40 mln euro për dixhitalizimin, shëndetësia dhe siguria kibernetike prioritet

Ministri Hoxha pret Ambasadorin e Spanjës, propozime konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Burgu i Spaçit restaurohet për xhirimin e një filmi, aktivistët kundër punimeve: Po shkatërrohen vlerat e memories. Të ndalen menjëherë!

La SHBA-të dhe iu bashkua IS-it, shqiptari nga Kosova dënohet me 10 vite burg

Dyshon se numëruesit e PD e vodhën, Meta vetëm 113 vota në Bashkinë Kavajë, mbi 2800 mori kushëriri i Elvis Rroshit! Kreu i PL 90% më pak se LSI në 2021

Trump do bashkëpunojë me Japoninë për “Kupolën e artë”

14-vjeçarja vdes nga paniku! Tërmet i fuqishëm në Turqi, tronditen edhe ishujt grekë

Humbja e Rafal Trzaskowskit në zgjedhjet presidenciale, Tusk kërkon votëbesim në Parlamentin polak më 11 qershor

Shkatërruan flotën bërthamore të Putinit, kush është çifti ukrainas pas sulmit

Mbi 10 persona u plagosën pasi një lis 50-vjeçar u rrëzua në Venecia

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.