16:38 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Dështimi i radarit në aeroportin e Napolit shkakton anulime dhe vonesa masive fluturimesh

07:48 | 10/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dështimi i radarit në aeroportin e Napolit shkakton anulime dhe vonesa masive fluturimesh

Një defekt teknik në sistemin e radarit të Aeroportit Ndërkombëtar Capodichino në Napoli ka shkaktuar kaos në trafikun ajror, duke çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve dhe në vonesa të konsiderueshme për udhëtarët.

Autoriteti italian i trafikut ajror, ENAV, bëri me dije se problemi teknik ndodhi në sistemin e radarit që mbulon zonën e qasjes në aeroportin jugor italian. Si masë paraprake dhe për të ruajtur standardet maksimale të sigurisë, është vendosur reduktimi i përkohshëm i fluturimeve hyrëse.

“Sistemi radarik pësoi një defekt mekanik. Kjo ndërhyrje është bërë për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe personelit ajror,” thuhet në deklaratën zyrtare të ENAV. Autoriteti ka mobilizuar të gjitha burimet teknike dhe operative për të rikthyer kapacitetin e plotë të aeroportit sa më parë të jetë e mundur.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, si pasojë e këtij defekti janë anuluar 45 fluturime ndërsa fluturime të tjera kanë pësuar vonesa që kanë zgjatur deri në katër orë. Kjo situatë ka krijuar rradhë të gjata në terminale dhe shqetësim tek pasagjerët.

Teknikët janë ende duke punuar për të identifikuar dhe zgjidhur problemin, ndërsa nuk është dhënë ende një afat i saktë për rikthimin e plotë të funksionimit normal të radarit.

Pas

Irani dhe marrëveshja bërthamore, Trump telefonatë me Netanyahun për të diskutuar mbi negociatat me Teheranin

Para

Aksionet aziatike shënojnë rritje ndërsa investitorët synojnë bisedimet SHBA-Kinë

Para
Aksionet aziatike shënojnë rritje ndërsa investitorët synojnë bisedimet SHBA-Kinë

Aksionet aziatike shënojnë rritje ndërsa investitorët synojnë bisedimet SHBA-Kinë

 



Të Fundit

U hodh në lum për të shpëtuar dy fëmijë, Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit të guximshëm

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka më arsye për të vijuar bisedimet bërthamore me SHBA-në

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar, sekuestrohen drogë dhe valutë

Tragjedia me 241 viktima/Gjendet kutia e zezë e Air India, e rëndësishme për hetimin

Ushtarë të aviacionit amerikan, stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbinë

Izraeli paralajmëron sulme të reja nga Irani: Do të nisin mbrëmjen e sotme, 50 batalione gati për mbrojtje

Rinumërimi nis të martën / Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka e Ilirikut, ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme/Reagon Kaja Kallas: BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë! Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore!

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.